Disa njerëz mund të bien dakord se rrallë ka diçka më të ëmbël sesa pamja e një tufë këlyshësh maceje të përgjumur, që flenë të ngjeshur pranë njëri-tjetrit.

Një video e këtyre kafshëve të adhurueshme, e postuar nga pronarja e tyre, është bërë hit viral në TikTok dhe ka pushtuar zemrat e shikuesve anembanë botës, shkruan pethelpful.com.


Edhe vetë pronarja është mes atyre që nuk i rezistuan dot buzëqeshjes nga ky moment i ëmbël, dhe në përshkrimin e videos ka shkruar “Do vdisja për ta.”

Përgatituni për një shpërthim ëmbëlsie. Sytë e përgjumur dhe jastëkët e vegjël në putrat e tyre ishin thjesht shumë për përdoruesit e rrjeteve sociale, të cilët në komente shkruanin se e gjithë skena ishte jashtëzakonisht e ëmbël. /Telegrafi/

@greekgardenmainecoons

I’d die for them