LAJMI I FUNDIT:

Pamje nga shtëpia luksoze ku Khloe Kardashian po kalon ditët e fundit të shtatzënisë

Pamje nga shtëpia luksoze ku Khloe Kardashian po kalon ditët e fundit të shtatzënisë

Khloe Kardashian është duke e kaluar shtatzëninë në shtëpinë e të dashurit të saj në Cleveland, Ohio.

Ajo zgjodhi të largohej nga Los Angeles, në mënyrë që t`i kalonte e qetë dhe larg vëmendjes së medies ditët e fundit të shtatzënisë.


Khloe dhe partneri i saj, Tristan po kalojnë kohë së bashku dhe po e shijojnë këtë periudhë larg të gjithëve.

Shtëpinë ku janë duke qëndruar, Tristan e bleu në vitin 2015 për 1.9 milionë dollarë dhe ndër të tjera ajo ka një qilar verërash, një piano të madhe dhe një kuzhinë luksoze, nga e cila Khloe po përfiton për të gatuar ushqime të shijshme.

Shtëpia ka një kopsht të vogël dhe një pamje mbresëlënëse nga liqeni.