Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar masën e paraburgimit dy serbëve që u arrestuan më 24 shtator në veri, pas sulmeve terroriste ndaj Policisë së Kosovës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.


“Po iu është caktuar masa prej një muaji paraburgim”, ka thënë Gashi.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se tre personat dyshohen për veprat penale “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, “Kryerja e veprave terroriste” dhe “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”.

“Prokuroria Speciale njofton opinionin se kërkesa është bërë kundër tre (3) të pandehurve për veprat penale ‘Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’ nga neni 126, dhe ‘Kryerja e veprave terroriste” nga neni 129 të Kodit nr.06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës, si dhe veprat penale ‘Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’ nga neni 126, dhe ‘Kryerja e veprave terroriste” nga neni 129, lidhur me nenin 33 të Kodit nr.06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës’ “, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës u sulmua nga grupe terroriste më 24 shtator, ku u vra polici Afrim Bunjaku./Telegrafi/

383903631 1466876014102146 1965248365704512244 n 2

383982368 1676304946201175 3119414855404939484 n 1

384192091 539580248326042 8504636225565711011 n 2

384042668 859643022500322 3335833218103365430 n 1