LAJMI I FUNDIT:

Pamje mahnitëse: Binjakët shpëtojnë jetën e njëri-tjetrit duke u përqafuar në mitër (Foto)

Pamje mahnitëse: Binjakët shpëtojnë jetën e njëri-tjetrit duke u përqafuar në mitër (Foto)

Binjakët e njëjtë “mashtruan” atë që quhet shansi prej 50 për qindësh të mbytjes së njëri-tjetrit në mitër me anë të një përqafimi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për infermieren e fëmijëve Vicky Plowright, 30 vjeçe, së cilës i është thënë gjatë skenimit të saj 10-javor se binjakët ishin monoamnikë – domethënë ata ndanin një qeskë amniotike.


Ajo u paralajmërua se kjo do të thoshte që lidhjet e tyre të kërthizës mund të ngatërroheshin, duke mbyllur furnizimin me oksigjen dhe duke i vrarë të dy.

Por gjatë skanimit në javën e 12-të, një sonograf i tha Vicky se foshnjat e saj kishin lëvizur në një përqafim shpëtues.

Çuditërisht, pozita e tyre e ngushtë i ndaloi lidhjet e tyre të ngatërroheshin.

E motra e saj gjithashtu infermiere ka thënë: “Kjo është shumë e rrallë. Ata kanë ndarë një qese amniotike, në vend që të kenë një secilën prej tyre”.

“Unë isha e shqetësuar gjithashtu, pasi mjekët shpjeguan se kjo gjithashtu nënkuptonte që foshnjat ishin në rrezik jashtëzakonisht të lartë – rreth 50 për qind – të mos i mbijetonin shtatzënisë, për shkak të afërsisë së tyre”.

Pastaj, në 32 javë shtatzëni, Vicky u lehtësua kur ajo u këshillua që të lindte foshnjat e saj, pasi njëri nga ta kishte ndalur në rritje, për shkak të hapësirës së kufizuar të mitrës.

Kështu, më 22 dhjetor të vitit 2015, ajo ishte shtrirë në spital.

“Të dy dolën duke qarë dhe, më e rëndësishmja, ata ishin gjallë”, kujton Vicky. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Botë
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Kalo në kategori