LAJMI I FUNDIT:

Pamje jashtë një dyqani në Angli: Burri kërcënon të godasë gruan për mos mbajtje të distancës sociale

Pamje jashtë një dyqani në Angli: Burri kërcënon të godasë gruan për mos mbajtje të distancës sociale

Një blerës i irrituar në Angli ka reaguar keq ndaj një femre për shkak të mos mbajtjes së distancës sociale prej dy metrave.

Incidenti, i cili besohet të ketë ndodhur jashtë një dyqani në Essex më 4 prill, tregon një burrë të hidhëruar që kërkon nga një grua të mbajë distancën e kërkuar, si masë parandaluese e përhapjes së coronavirusit.


Gruaja, e cila ka veshur dorëza dhe një maskë mbrojtëse, përpiqet të ecë para blerësit të zemëruar, ky i fundit kërcënon ta ‘godasë’.

Gjatë pamjeve, blerësi i tërbuar, i cili shtyn një karrocë jashtë supermarketit, shpërthen në zemërim kur sheh gruan pas tij.

“A nuk e dini se çfarë janë dy metra. A jeni kokëtrashë?”, tha ai.

Gruaja, e cila është e veshur me një pallto të zezë, ia kthen klientit të zemëruar me fjalët: “Jo, ti je kokëtrashë”.

Nuk dihet kush ka filmuar pamjet megjithatë videoja është bërë virale në mediat sociale.

Sipas udhëzimeve të qeverisë, blerësit britanikë duhet t’u përmbahen rregullave të distancës sociale duke qëndruar dy metra larg nga të tjerët për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së coronavirusit. /kp/Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Fun
Përplasja e ketrit dhe gjarprit

Përplasja e ketrit dhe gjarprit

Fun
Hajduti profesionist xhepash zbulon sekretet e vjedhjeve: Turistët janë objektivi i preferuar - kur duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm

Hajduti profesionist xhepash zbulon sekretet e vjedhjeve: Turistët janë objektivi i preferuar - kur duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm

Fun
Parashikimi i Baba Vangës për Evropën - po bëhet realitet?

Parashikimi i Baba Vangës për Evropën - po bëhet realitet?

Interesante
Familja përdori një dron për të gjetur qenin e tyre të humbur - e gjejnë në mesin e ‘një tufe grabitqarësh’

Familja përdori një dron për të gjetur qenin e tyre të humbur - e gjejnë në mesin e ‘një tufe grabitqarësh’

Interesante
Britanikja provoi për herë të parë byrekun - mësoni çfarë note i dha këtij ushqimi

Britanikja provoi për herë të parë byrekun - mësoni çfarë note i dha këtij ushqimi

Fun
Kalo në kategori