Këto janë pamjet nga ajo që ka mbetur pas zjarrit të fuqishëm që përfshiu Delvinën mbrëmjen e së martës dhe në orët e para të së mërkurës.

Në videon e siguruar nga Euronews Albania shihen faqet e kodrave, ku në vend të pemëve ka mbetur vetëm hi.


Ndërkohë, mesditën e së mërkurës, ekipet e zjarrfikësve të BMEC (Forcat e Armatosura) kanë arritur të ndalojnë me sukses avancimin e flakëve drejt banesave në Delvinë.

Të shpërndara në pika të ndryshme të qytetit, mjetet zjarrfikëse dhe efektivët vijojnë prej disa orësh luftën me zjarrin, të mbështetur nga ajri dhe në bashkëpunim me strukturat lokale të emergjencave civile dhe Policinë e Shtetit.