Pamje dramatike, hungarezja i vuri flakën vetes pasi humbi një sfidë ndaj një të panjohuri në internet

Në Hungari, një grua i vuri flakën vetes pasi humbi një sfidë ndaj një të panjohuri në internet.
Humbësi duhej t'i vinte flakën rrobave dhe të mos i hiqte ato për 20 sekonda. Gruaja 36-vjeçare ndezi bluzën dhe zjarri u përhap shpejt.
Gruan e kapi frika dhe nuk mundi të hiqte rrobat, duke bërtitur nga dhimbja vrapoi nëpër apartament gjersa përpiqej të shuante flakët.
Ndërkohë, burri që i dha detyrën e vëzhgoi me qetësi, duke menduar se ishte thjesht një shaka (shiko videon KËTU).
Gruaja pësoi djegie të rënda dhe, pavarësisht trajtimit urgjent, ndërroi jetë dy javë më vonë.
Burri që doli me ndëshkimin u arrestua. Gjatë marrjes në pyetje, ai pretendoi se nuk ndihej fajtor për vdekjen e saj. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
22/07/2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































