LAJMI I FUNDIT:

Pamje dhe detaje të “vjedhjes më të madhe në histori”: Si u “zhdukën” për pak minuta të hënën, stoli në vlerë prej 1 miliard eurove nga Muzeu në Dresden të Gjermanisë

Pamje dhe detaje të “vjedhjes më të madhe në histori”: Si u “zhdukën” për pak minuta të hënën, stoli në vlerë prej 1 miliard eurove nga Muzeu në Dresden të Gjermanisë

Disa pamje të publikuara thuhet se tregojnë momentin kur hajdutët shkatërruan disa hyrje për të vjedhur stoli me vlerë deri në një miliard euro nga një muze gjerman.

Ata, siç bëhet e ditur, ishin futur përmes një vrime të vogël dhe policia e ka lidhur sulmin me një vjedhje të madhe parash, të ndodhur më shumë se dy vjet më parë.

Siç shkruan DailyMail, përcjell Telegrafi, ‘hajdutët’ e diamanteve, ndër tjerash vodhën tre grupe stolish ‘të shtrenjta’ të shekullit të 18-të nga “Green Vault” i Dresdenit në orët e para të mëngjesit të ditës së hënë, në atë që po supozohet të jetë vjedhja më e madhe në historinë botërore.


Duke treguar detajet, mediat shkruajnë se vjedhësit ndërprenë furnizimin me energji elektrike dhe u futën brenda një dritareje përpara se të “shtrydheshin” përmes një boshllëku të ngushtë.

Vjedhësit me kapuça u panë në kamerat e sigurisë brenda muzeut – i cili është një nga më të vjetrit në botë – por ata shpëtuan me një makinë largimi dhe një kërkim deri më tani ka rezultuar i pafrytshëm.

Sipas policisë, dy hajdutë shkatërruan një pjesë të një pllake dritare hekuri në katin e parë dhe thyen xhamin pas ndërtesës ngjitur me muzeun, më pas u futën në dhomat ngjit përpara se të futeshin tek kasafortat e xhevahireve.

Mediat gjermane përshkruan ‘hajdutët jashtëzakonisht të vegjël’ të cilët arritën të kapërcejnë një vrimë të vogël për të hyrë deri te kasaforta, pasi lanë pas objekte të mëdha si vazo ose piktura.

Kancelarja gjermane Angela Merkel duke qëndruar pranë drejtorit të muzeut Dirk Syndram gjatë vizitës së saj në Gruenes Gewoelbe (ose Green Vault) në Pallatin Mbretëror në qytetin lindor gjerman të Dresdenit në vitin 2006

Liv von Boetticher, korrespodente e transmetuesit gjerman NTV, e përshkroi vrimën nga e cila u futën hajnat si “jo më të madhe se koka e një njeriu”.

Ajo tha: “Unë jam duke qëndruar afër dritares dhe shoh se të dyshuarit kanë bërë një vrimë që nuk është më e madhe se koka ime. Ata duhet të kenë qenë vërtet të vegjël dhe me të vërtetë të aftë”.

Disa nga gurët e çmuar në koleksionin e muzeut

Sipas mediave, përcjell Telegrafi, ndërhyrja zgjati vetëm disa minuta, me thirrjen e urgjencës që ishte bërë në orën 4.59 të mëngjesit dhe policia mbërriti në 5.05 të mëngjesit – por sulmuesit veçse ishin larguar nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë, hetuesit e kanë lidhur ngjarjen me një vjedhje të vlerësuar prej 4.5 milionë dollarësh nga një muze në Berlin në mars të vitit 2017.

Por nëse krahasohet me vjedhjen e ditës së hënë, ajo e vitit 2017 mund të thuhet se ishte një “cikërrimë”.

Një kabinet me stoli të shekullit të 18-të (majtas) i cili u shkatërrua dhe u plaçkit nga hajdutët në një muze gjerman

Kjo pasi që, sipas mediumit gjerman Bild, thesare me vlerë deri në një miliard euro mund të jenë vjedhur nga Staatliche Kunstsammlungen në Dresden – që do ta bënte atë vjedhjen më të madhe të artit në histori, përcjell Telegrafi.

Ekspertët në muze, të cilët dikur krenoheshin se koleksioni i tyre ishte ‘shumë i sigurt’, thanë sot se vlera e sendeve të vjedhura ishte ‘e pamatshme’ dhe iu lutën hajdutëve që të mos i shkatërronin.

Lidhur me këtë, policia ka thënë se kanë krijuar një ekip të veçantë hetimi, të koduar ‘Epaulette’ dhe që përbëjnë 20 oficerë të specializuar, për të zgjidhur çështjen.

Ndërsa në një konferencë për shtyp këtë pasdite, drejtoresha e muzeut Marion Ackermann tha se ajo ishte ‘tronditur’ nga ‘brutaliteti’ i vjedhjes së mëngjesit.

E pyetur në lidhje me vlerën e sugjeruar prej një miliard eurosh, ajo tha se vlera e sendeve të vjedhura nuk mund të “vlerësohej”.

“Ne kemi të bëjmë me thesare të paçmuara artistike dhe kulturore”, u ka thënë ajo gazetarëve në Dresden. “Ne nuk mund të japim një vlerë sepse është e pamundur të shiten”.

Duke përsëritur thirrjen në drejtim të hajdutëve që mos t’i shkatërrojnë ose shkrijnë ato, ajo tha që stolitë ishin me ‘vlera kulturore dhe historike të paçmueshme’ dhe nuk mund të shiten kurrë në tregun e hapur.

Edhe Dirk Syndram, një tjetër drejtor në muze, tha që grupet ishin ‘një lloj trashëgimie botërore’, duke arritur rreth 100 artikuj argjendurinash.

Ai shpjegoi se grupet e vjedhura ishin pjesë e një koleksioni dhjetë setësh, i cili përfshin jo vetëm diamante, por edhe safirë, rubin dhe smerald.

Ai tha: ‘Askund në ndonjë koleksion tjetër në Evropë nuk janë ruajtur xhevahire ose grupe argjendarish në këtë formë dhe sasi’.

Një dritare në anën e ndërtesës ku hajdutët – për të cilët u tha se ishin “dukshëm të vegjël” – supozohet se janë futur brenda

Por një ekspert tashmë ka paralajmëruar se do të jetë e vështirë të gjurmohen diamantet nëse ato nuk gjenden në pak ditët e ardhshme.

Hajdutët mund t’i prishin dhe t’i shesin në pjesë të ndara pasi përpjekja për t’i shitur në grupe do të dukej shumë e dyshimtë, tha Tobias Kormind nga firma e argjendarisë 77Diamonds.

Policia më tej ka thënë se ata ishin njoftuar për sulmin në 4.59 të mëngjesit dhe dyshojnë se hajdutët ishin pas një zjarri elektrik që shpërtheu afër.

Por, siç është vlerësuar tutje, ndërprerja e energjisë elektrike mund të ketë ndihmuar hajdutët të çaktivizojnë sistemet e alarmit të muzeut dhe gjithashtu të lënë zonën në errësirë. Është e paqartë nëse alarmet kishin një furnizim rezervë me energji elektrike.

Për më tepër, një automjet i djegur u zbulua afër dhe detektivët tani po përpiqen të zbulojnë pronarin për të vërtetuar nëse zjarri ishte i lidhur me vjedhjen.

Detektivët gjithashtu tani po ekzaminojnë pamjet e videos në të cilat shihen dy persona, por të tjerët mund të kenë qenë duke pritur jashtë për t’i ndihmuar të shpëtojnë me një makinë largimi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Amerika
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

Botë
Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme

Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme

Amerika
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Amerika
Kalo në kategori