Pamjet e filmuara nga aeroplani dhe droni, shfaqin llavën duke rrjedhur në masë të madhe nga vullkani Kilauea në Havai, që brenda një nate shkatërroi qindra shtëpi, përfshirë shtëpinë e dytë të kryetarit të komunës.

Shtëpia e kryetarit të komunës Harry Kim, ishte në mesin e 159 shtëpive që janë bërë shkrumb e hi në plazhin Kapoho Lots, që u fshinë nga faqja e dheut nga llava, transmeton Telegrafi.


2 34

Por, Janes Snyder zëdhënëse e komunës ka deklaruar se numri i shtëpive të shkatërruara mund të jetë shumë më i lartë - në mijëra.

Shkatërrimi masiv ku brenda një u "zhdukën" qindra shtëpi, tregon se kjo është nata më e rëndë që nga shpërthimi i vullkanit Kilauea.

Sikur kjo të mos mjaftonte, një tërmet prej 5.5 magnitudë ka prekur këtë zonë, duke shkaktuar dëme edhe më të mëdha materiale.

3 24

Të hënën është raportuar se llava është derdhur në gjirin Kapoho, duke lëshuar tym dhe gazra helmuese në zonën që zakonisht frekuentohet nga mijëra pushues.

Për fat të mirë zona e prekur nga llava e vullkanit ishte evakuuar kohë më parë, dhe kështu nuk raportohet për të lënduar apo të vdekur.

4 21

Problem tjetër për banorët e Havait është duke shkaktuar retë e zeza të tymit dhe hirit që janë ngritur deri në 10 mijë metra, duke rënduar kështu trafikun ajror. /Telegrafi/

5 19

6 13

7 8

8 7

9 7

10 6

11 6

12 6

13 6

14 7

15 4

16 2

17 2

18 1

19 1

20 1

21 1

22 1

23 1

24 1

25 1

26

27

28

29

30

31