Pamela Anderson ka deklaruar së fundmi se nuk ka bashkëpunuar me askënd e as me ndonjë autor për të shkruar librin e saj të ri, gjë që bëri të fitonte rreth 11 kilogramë.

Bomba e "Baywatch", 55-vjeçe, shpjegoi të mërkurën në "The Howard Stern Show" se nuk ishte vetëm një "betejë masive" për t'i bërë njerëzit të besonin se ajo mund të shkruante "Love, Pamela" pa asnjë ndihmë, por procesi i të shkruarit bëri të vetën.


“Ishte çmenduri, por pata një ndikim fizik për të treguar historinë time”, tha Anderson, duke shpjeguar se ajo ra në peshë tejet shumë pasi mbaroi librin.

9781472291103 scaled "Love, Pamela" - libri i Pamela Andersonit

“Ishte pothuajse sikur të isha varur pas diçkaje. Nuk e di se çfarë ishte, po mendoja se ishte një lloj mbrojtjeje”, shtoi biondja.

Ylli i famshëm tha se pyeste veten nëse trupi i saj po ndryshonte sepse “po plakej", apo se ka diçka që nuk shkon.

Screenshot 14 20 Pamela Anderson

“Isha shumë e shpërqendruar në atë kohë, pa makijazh pa asgjë, dhe mendova: E dini çfarë? Nëse më doni kështu, ose nëse më doni në gjendje të tillë, ndoshta ju pëlqej”.

Veç tjerash, një dokumentar i quajtur “Pamela& A Love Story” do të jetë i disponueshëm më 31 janar në Netflix, ku do të mësohen të gjitha për jetën dhe karrierën e yllit të “Snapdragon”. /Telegrafi/

Screenshot 15 21 Pamela Anderson