Pamela Anderson thotë se njerëzit nisën ta pëlqenin pas vendimit për t’u shfaqur pa grim

Pamela Anderson, në një intervistë për Better Homes & Gardens, foli për librin e saj të ri të gatimit dhe për jetesën e saj të qetë në ishullin Vancouver
Ndër të tjera, ajo u shpreh se fitoi disa admirues të rinj pas vendimit për të mos përdorur grim dhe për t’u shfaqur natyrale në evente të ndryshme.
“Tani njerëzit më ndalojnë në rrugë dhe më thonë: “E di, s’të kam pëlqyer kurrë më parë, por më pëlqen tani”. Dhe unë mendoj se në këtë fjali ka një kompliment”, tha 57-vjeçarja.
Ajo shtoi se nuk mendonte se dikush do ta vinte re që ajo ishte pa pikë grimit në Javën e Modës në Paris, në vitin 2023. “Thjesht ndodhi. Unë nuk doja të ulesha në karrigen e grimit për 3 orë”, tha Anderson, duke shtuar se do të dukej shumë bukur me fytyrën e saj me quka dhe me një kapele të madhe nga Vivienne Westwood.
Pamela theksoi se kurrë nuk e ka kërkuar perfeksionin dhe se ka menduar që të sfidojë idenë e bukurisë dhe maskën që njerëzit vendosin. “Sapo hoqa maskën, e gjithë bota nisi të hapej”, u shpreh ajo, duke shtuar:
“Ky ishte fillimi i lënies pas të një imazhi që gjithnjë e kam pasur për veten. Cili ishte personazhi vizatimor që kisha krijuar? Ok, ishte qejf, por unë nuk jam më ai person”.
Pam ka folur edhe më parë për vendimin e saj për t’u shfaqur pa grim në publik.
“Nuk erdha në Javën e Modës në Paris dhe mendova: “Nuk do vë grim”. Ishte diçka që më erdhi në mendje ndërkohë që vishesha me ato rroba të bukura. Mendova: “Nuk dua të konkurroj me këto rroba. Nuk po përpiqem të jem vajza më e bukur në dhomë”, u shpreh ajo, duke shtuar se ndihej më e lirë. Ndiej vetëm liri. Është çlirim”, tha ajo për Vogue France.
Më tej, tha:
“Ndonjëherë, duhet ta sfidosh bukurinë. Nëse të gjitha ndjekim rininë dhe idenë se ç’është bukuria, bazuar në revistat e modës, atëherë do të zhgënjehemi dhe ndoshta edhe do të mërzitemi”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Sofia Vergara bëri një konfuzion të vërtetë: Për shkak të zgjedhjes së fustanit, të gjithë shikonin vetëm atë!

Pse nuk duhet të vendosni makijazh në palestër?
Studim: 87 për qind e femrave të bardha duan të bëjnë seks me meshkuj me ngjyrë

Fjalitë që çdo prind duhet të thotë për të rritur vetëbesimin e fëmijëve

Eleganca e ujit në majat e gishtave: Thonjtë që shkëlqejnë natyrshëm

Psikologët këshillojnë, kjo fjali rrit fort vetëbesimin e fëmijëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Fituesi i "The Voice Australia", Lachie Gill thotë se nuk është takuar me mentoren e tij Rita Ora që nga mbarimi i spektakliti

Trump: Rusia bëri kompromis të madh, nuk e dëshiron tërë Ukrainën

Perez bën premtim tek lojtarët e Real Madridit nëse mposhtin Barcelonën në finalen e Kupës së Mbretit

Bota në prag të një lufte të re

Dodik kërcënon se do ta arrestojë Përfaqësuesin e Lartë, Schmidt

Real Madrid TV publikon video të gjyqtarit që do ta drejtojë finalen e Kupës së Mbretit