Pamela Anderson është martuar me truprojën e saj pasi u përfol për një romancë dashurie gjatë karantinës, sipas DailyMail.

Ish-bukuroshja e ‘Baywatch’ është martuar për të katërtën herë me Dan Hayhurst, në një ceremoni private në ishullin ‘Vancouver’, Kanada, në natën e Krishtlindjes.


Dhe në një intervistë ekskluzive Anderson deklaroi për DailyMail: “Unë jam pikërisht aty ku duhet të jem - në krahët e një njeriu që më do vërtet”.

38364660 9176427 Pamela Anderson has married her bodyguard Dan Hayhurst after the a 10 1611677771618 Foto: Heather Ross

Ylli ka shpërndarë gjithashtu fotot dhe videon mahnitëse të dasmës, duke publikuar pamjet e veçanta në ditën e saj.

Dasma tradicionale u mbajt në oborrin e shtëpisë së pronës së gjerë të fshatit, që Pamela e ka blerë nga gjyshërit e saj në Ladysmith, në anën lindore të ishullit ‘Vancouver’.

38452836 9176427 image a 4 1611583771231 Foto: Heather Ross

Pamela ka lindur në vitin 1967 në një provincë të Kanadasë, gjersa më vonë u zhvendos në Los Angeles.

Biondja u takua me Hayhurst, i cili jetonte në ishullin ‘Vancouver', në fillim të izolimit gjatë vitit të kaluar.

Që atëherë, dyshja kanë qenë së bashku pothuajse tërë kohën.

38362020 9176427  I m exactly where I need to be in the arms of a man who truly l a 11 1611677791829 Foto: Heather Ross

Për ditën speciale, aktorja dhe modelja theksoi: “Jam e dashuruar. Jemi martuar në natën e Krishtlindjeve së bashku me familjen tonë, çdokush që na njeh është i/e lumtur për ne”.

Ajo dukej e mrekullueshme në fustanin unik që zgjodhi, gjersa bashkëshorti i saj zgjodhi një këmishë dhe pantallona të zeza. /Telegrafi/

38452834 9176427  I was married on the property I bought from my grandparents 25  a 12 1611678052954 Foto: Heather Ross

38362030 9176427 Anderson met Hayhurst who lived locally on Vancouver Island at t a 13 1611678065278 Foto: Heather Ross

38452826 9176427 image a 2 1611583753498 Foto: Heather Ross