LAJMI I FUNDIT:

Palmer: SHBA ka rezerva për 30 qershorin, të vendosë gjykata

Palmer: SHBA ka rezerva për 30 qershorin, të vendosë gjykata

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Matthew Palmer, Zëvendës-ndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë, tha se nëse zgjedhjet duhet të përsëriten ose jo, ky është një vendim që i takon gjykatës ta marrë dhe jo Shteteve të Bashkuara.

“Nuk u takon Shteteve të Bashkuara që ta gjykojnë atë çështje. I takon Gjykatës së Lartë të Shqipërisë ta marrë atë vendim”, thotë zyrtari i lartë i DASH.


Ai ka deklaruar se SHBA kanë rezerva për zgjedhjet e 30 qershorit, ashtu siç edhe ka evidentuar raporti i OSBE/ODIHR.

“Ekzistojnë shqetësime dhe rezerva reale në lidhje me vetë zgjedhjet, siç artikulohen nga OSBE-ja. Për sa i përket se cilat janë përgjigjet e duhura ndaj kësaj, ne do dëshironim ta shihnim këtë të dilte nga institucionet shqiptare”, thotë Palmer.

Sa i takon shpalljes së ish-kryebashkiakut të Durrësit non-grata në SHBA, Palmer ka theksuar se DASH kishte prova dhe dëshmi të forta në lidhje me aktivitetet e korrupsionit ku ishte i përfshirë Vangjush Dako.

Palmer ka folur edhe për çështje të tjera të Ballkanit, si bisedimet Kosovë-Serbi.

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori