LAJMI I FUNDIT:

Palmer: Jemi të dëshpëruar që Shkupi dhe Tirana nuk filluan bisedimet, BE duhet t’i përmbushë premtimet

Palmer: Jemi të dëshpëruar që Shkupi dhe Tirana nuk filluan bisedimet, BE duhet t’i përmbushë premtimet

Zëvendësndihmës Sekretari Shtetëror i SHBA-ve për Evropë, Mathew Palmer, në kuadër të Konferencës së parë ndërkombëtare në Forumin e Prespës për dialog, në Ohër, u shpreh i dëshpëruar që nuk kanë nisur bisedimet për anëtarësim për Shkupin dhe Tiranën edhe pse u propozuan zgjidhje nga presidenca e Portugalisë dhe nga partnerët e fuqishëm evropianë.

Palmer shtoi se kjo ndikon edhe në investimet e SHBA-ve dhe BE-së në rajon dhe kontribuon në rritjen e skepticizmit në rajon.

“Konkurrentët tanë gjeopolitik në mënyrë agresive përpiqen ta prishin kredibilitetin mes SHBA-ve dhe BE-së dhe vet rajoni dyshon në integritetin e përcaktimit tonë kolektiv”, u shpreh Palmer.

Ai theksoi rëndësinë e Marrëveshjes historike të Prespës me Greqinë dhe Marrëveshjen për marrëdhënie të mira fqinjësore me Bullgarinë që sipas tij, janë shembuj për angazhim më të madh rajonal të Maqedonisë së Veriut në interes të qytetarëve të vet.

“Qeveria e Maqedonisë së Veriut është e fokusuar në zbatimin e reformave të nevojshme politike dhe ekonomike, në tërheqjen e investimeve cilësore dhe në rolin aktiv dhe produktiv në nismat rajonale dhe ekonomike. Qeveria e shfrytëzon partneritetin e saj të fuqishëm me Greqinë për të siguruar siguri energjetike dhe tani jemi në prag për të bërë shumë më shumë”, deklaroi Palmer.

Palmer po ashtu foli edhe për rolin e SHBA-ve në rajon, duke theksuar se vizioni i SHBA-ve në rajon ka qenë dhe do të mbesë e përqendruar në rajon me paqe ndërmjet fqinjëve, rajon të sigurt, me prosperitet dhe i integruar në kornizën euroatlantike.

“Ajo që më jep shpresë është se ky nuk është vizioni vetëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, por gati se nuk dallon me atë që e dëshirojnë edhe aleatët dhe partnerët tonë evropianë. Megjithatë, edhe më e rëndësishme është se ky vizion është po ashtu fuqishëm i shprehur edhe te vendet e Ballkanit Perëndimor. Ky vizion i përbashkët është fuqia jonë kolektive dhe duhet të shërbejë si udhërrëfyes deri sa t’i dyfishojmë përpjekjet për përafrim të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së”, tha Palmer.

Ai shtoi se nuk duhet të harrohet ose të rrezikohet ky qëllim dhe të mos ketë sukses në qëllimin e përbashkët që të kompletohet e gjithë Evropa si pjesë e familjes së fuqishme transatlantike. Sipas tij, liderët në rajon duhet ta ndërmarrin aftësinë e fortë për të ardhmen e tyre evropiane dhe se SHBA-të besojnë se përpjekjet për rajon drejt vendosjes së tregut të përbashkët rajonal janë hapa normal që çojnë drejt anëtarësimit në BE dhe se bashkëpunimi rajonal dhe integrimi ekonomik janë shumë të rëndësishme për shtetet.

Duke folur për reformat ekonomike, Palmer theksoi se rajoni duhet ta reformojë sektorin energjetik që do t’i sjellë përfitime jo vetëm ekonomikisht, por edhe do ta përforcojë sigurinë ekonomike rajonale duke pasur parasysh se rajoni humb punëtorë të kualifikuar.

“Krahas ekonomisë, qytetarët e rajonit janë të shqetësuar edhe për korrupsionin. Luftimi i korrupsionit është bazë për ruajtjen dhe përforcimin e demokracisë. Kur liderët partiak vjedhin qytetarët, dhe e shkelin sundimin e së drejtës dhe pavarësinë gjyqësore, rritja ekonomike ndal, pabarazia rritet. Kështu që sipas kësaj, reformat nuk duhet të dizajnohen vetëm në ringjalljen e ekonomisë pas COVID-19, por gjithashtu duhet të jenë edhe në përforcim të institucioneve demokratike për t’i bërë më të pavarura dhe më transparente”, tha Palmer.

Ai përsëriti deklaratën ministrit gjerman për Punë të Jashtme, Heiko Mas, duke theksuar se BE duhet të qëndrojë pas detyrimeve ndaj rajonit.

“Kjo përfshin edhe avancimin në bisedimet për anëtarësim në BE për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe mundësimin e liberalizimit të vizave për Kosovën”, tha mes tjerash Palmer.

Ndryshe, konferenca “Ballkani Perëndimor: pjesa që mungon që Evropa të jetë e plotë” mbahet sot dhe nesër në Ohër dhe Otoshevë me pjesëmarrje të rreth 300 pjesëmarrësve, përfaqësues vendor dhe të huaj, por edhe përfaqësues të lartë të Evropës dhe SHBA-ve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori