LAJMI I FUNDIT:

Pallaska: Vetëvendosje nuk e ka të drejtën ta bllokojë procesin nëse s’mund ta bëjë qeverinë

Pallaska: Vetëvendosje nuk e ka të drejtën ta bllokojë procesin nëse s’mund ta bëjë qeverinë

Avokati Dastid Pallaska ka analizuar situatën politike në aspektin kushtetues që ndodhet Kosova.

Pallaska në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini thotë se Kushtetuta nuk parasheh ndonjë afat të caktuar se kur partia e parë që ka dalë në zgjedhje të ofrojë një kandidatë për kryeministër.

”Por kjo nuk do të thotë se partia fituese e ka të drejtën ta bllokojë procesin kushtetues”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Avokati thotë se Presidenti duhet t’i ofrojë një afat të arsyeshëm partisë së parë e më pas të veprojë në bazë të diskrecionit të tij.

Pallaska thotë se afati i arsyeshëm nënkupton nëse partia fituese e zgjedhjeve bënë përpjekje për të formuar shumicën parlamentare.

“Por ajo që po shohim është se partia e parë jo që nuk po bënë përpjekje për formimin e shumicës parlamentare por edhe po moralizon nga shkëmbimet e fundit të letrave me Presidentin”.

Avokati thotë se Vetëvendosje për shkak se ka damkosur të gjithë kolegët deputetë të Kuvendit të Kosovës po ka vështirësi të sigurojë mbështetje për të miratuar në Kuvend pakot financiare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen

“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen

Lajme
Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar

Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar

Lajme
Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës

Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës

Lajme
Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje

Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje

Lajme
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona

Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona

Kronika e Zezë
Flamuri gjigant i Kosovës shpaloset në Tiranë në prag të 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë

Flamuri gjigant i Kosovës shpaloset në Tiranë në prag të 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë

Lajme
Kalo në kategori