Palestinezët dënuan hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, duke e cilësuar si “shkelje të ligjit ndërkombëtar”.
Nabil Abu Rudeineh, zëdhënës i presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, i bëri komentet një ditë pasi Kosova hapi zyrtarisht Ambasadën në Jerusalem, në këmbim të njohjes së pavarësisë së saj nga Izraeli.
Palestinezët synojnë ta kenë Jerusalemin lindor kryeqytet të shtetit të tyre të ardhshëm, transmeton REL.
Turqia po ashtu e kritikoi hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, ndërsa zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Jordanisë, Dhaifallah Ali Al-Fayez, tha se çdo veprim për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit është “i pavlefshëm… dhe nuk ka asnjë efekt ligjor”.
Një zëdhënës i Bashkimit Evropian tha të hënën se blloku “shpreh keqardhje për vendimin e Kosovës që të largohet nga qëndrimi i BE-së, lidhur me çështjen e Jerusalemit”.
BE-ja e konsideron statusin e Jerusalemit si çështje rreth së cilës ka mospajtime mes shtetit të Izraelit dhe autoriteteve palestineze.
Qëkur Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur ta njohin Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit në vitin 2017 dhe në bazë të këtij vendimi ta bartin edhe ambasadën në Jerusalem, nga BE-ja asnjë shtet nuk e ka ndjekur një hap të tillë.
Këtë muaj, Çekia ka hapur një zyrë diplomatike në Jerusalem, por ambasadën e ka në Tel Aviv.
BE-ja pret që edhe nga shtetet kandidate, të cilat janë në procesin e anëtarësimit në BE, t’i përshtatin qëndrimet e veta me politikën e jashtme të BE-së.
Reagimet vijnë një ditë pasi Kosova njoftoi se edhe zyrtarisht ka hapur Ambasadën e saj në Izrael, me lokacion në Jerusalem.
Hapja e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem derivon nga Marrëveshja e 4 shtatorit, 2020 në Uashington për normalizim ekonomik.
Në këtë marrëveshje, që u ndërmjetësua nga presidenti i atëhershëm i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u përfshi edhe njohja e Kosovës nga Izraeli dhe u tha se Ambasada e Kosovës do të vendosej në Jerusalem. BE-ja që atëherë e kishte kritikuar vendosjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, duke e cilësuar si largim nga qëndrimet e BE-së, pasi sipas bllokut, kjo është në kundërshtim me aspiratat e Prishtinës zyrtare për integrim në BE.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![LSDM: Vendi ka krizë ekonomike, qeveria e Mickoskit e paaftë në menaxhim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/01/LSDM-380x233.png)
LSDM: Vendi ka krizë ekonomike, qeveria e Mickoskit e paaftë në menaxhim
![“Ju e keni parë transformimin e bërë në Shqipëri”, Rama thirrje emigrantëve të regjistrohen për zgjedhjet e 11 majit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/edi-rama-380x233.jpg)
“Ju e keni parë transformimin e bërë në Shqipëri”, Rama thirrje emigrantëve të regjistrohen për zgjedhjet e 11 majit
![LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa probleme, nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare nga ana e RMV-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2017/07/Rruget-e-Maqedonise-380x233.jpg)
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa probleme, nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare nga ana e RMV-së
![Në Maqedoni ndalohet shtetasi i Kosovës, i kërkuar nga Serbia](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/policia-mk-vrasje-780x439.png)
Në Maqedoni ndalohet shtetasi i Kosovës, i kërkuar nga Serbia
![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët
![Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/09/LAJMI-I-FUNDIT-2-780x439.png)
Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë
![Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, uron Kosovën për ditën e pavarësisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/GjxorEpWwAAf_Kj-780x439.jpg)
Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, uron Kosovën për ditën e pavarësisë
![Një person në Prishtinë sulmohet me mjete të forta nga ish-dhëndëri tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/Policia-e-Kosoves-1-1-780x439.jpg)
Një person në Prishtinë sulmohet me mjete të forta nga ish-dhëndëri tij
![Kosova pa 193 njohjet e premtuara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/281289382_741900460152277_3996124371227527709_n-780x439.png)
Kosova pa 193 njohjet e premtuara
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bebe-780x439.jpg)
Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe
![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët
![Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/usyk-780x439.jpeg)
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-gjesti-1-780x439.png)
"Me mua asnjëherë nuk ka pasur lojë" - Pas injorimit, Egli ende beson në sinqeritetin e Gjestit
![Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fury-780x439.png)
Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi
![Kosova pa 193 njohjet e premtuara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/281289382_741900460152277_3996124371227527709_n-780x439.png)
Kosova pa 193 njohjet e premtuara