Në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë këtë të shtunë qytetarët kanë pasur mundësinë që të vaksinohen me dozën e parë anti-COVID-19.
Aty u vendos një ekip mobil nga QKMF-ja e Obiliqi, e rekomanduar nga Ministria e Shëndetësisë.
Mirëpo interesimi i qytetarëve për vaksinim ishte i ulët. Krahas qytetarëve që iu duket ide e mirë, ka dhe të tjerë që po e vlerësojnë të paarsyeshme vendosjen e ekipeve mobile për të vaksinuar qytetarët edhe në aeroport.
Epidemiologia në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Obiliq, Rejhane Zhushi-Musliu tha se interesimi për vaksinim është i ulët, kjo ndonëse për arsye se tashmë shumë nga qytetarët veçse janë vaksinuar.
“Me rekomandimin e Ministrisë së Shëndetësisë, sot edhe nesër është ekipi mobil në aeroportin e Prishtinës, do të thotë qytetarë të interesuat bashkatdhetarë që jetojnë jashtë vendit kanë mundësi kanë mundësi të vaksinohen nëse deri tani nuk e kanë bërë një gjë të tillë. Sa kam informacione deri më tani interesimi është i ulët, me thënë shumica vijnë të vaksinuar por për momentin është i ulët. Ne jemi në kontakt me sekretarin e ministrisë, që me siguri kanë agjendat e veta por i presim në çdo moment. Jo vetëm për dozë të parë sepse është sistemi i funksionalizuar dhe kartoni për dozë të parë”, ka thënë ajo.
Qytetari, Arben Hyseni thotë se çdo mundësi për vaksinim do të krijonte lehtësira tek qytetarët që të jenë të vaksinuar kundër COVID-19.
“Po normal duhet të vaksinohen sepse unë jam i vaksinuar vetë i kam marrë dy vaksina normal është këta duhet. Po normal çdo mundësi është e mirë, pa marrë parasysh ku në aeroport apo në vend tjetër”, potencon ai.
Vaksinimi në këtë formë po i duket i paarsyeshëm Sadije Maliqit.
“Nëse nga jashtë vijnë brenda ma merr mendja është e drejtë, nëse nga brenda udhëtojnë jashtë nuk e shoh të arsyeshme. Nuk mund të them direkt se është mirë por ndoshta është edhe obligative, nëse është obligative duhet. Në vend atje ku jetojmë në Zvicër nuk ta imponon mirëpo rrethanat vijnë në atë lloj që ta bën të pamundshme që të dalësh pa u vaksinuar”, ka thënë Maliqi për KosovaPress.
Kurse Shefqet Beqiri po thotë se Kosova nuk duhet t’i vaksinojë bashkatdhetarët meqë sipas tij ata jetojnë në vendet që janë shumë më përpara sa i përket vaksinimit.
“Besoj që kjo është një këshillë e mjekëve dhe duhet të jetë efektive, por t’i vaksinojmë bashkatdhetarët sepse ata janë në shtete më të zhvilluara dhe kjo pak pa arsye po më duket mua. Sepse ne t’i vaksinojmë këta të jashtit kurse çdo shtet gati është para neve me vaksinim. Ata që nuk e kanë marrë besoj që nuk udhëtojnë”, thotë ai.
Vaksinimi në aeroport do të vazhdojë edhe nesër me të filluar në ora 08:00, deri në orën 16:00.
Ndërsa në 24 orëshin e fundit sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) 2 mijë e 22 qytetarë janë vaksinuar kundër COVID-19.
Prej fillimi të procesit të vaksinimit në Kosovë janë dhënë 1.604.907 doza të vaksinës. Kurse, deri këtë të shtune 755,654 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë anti-COVID-19. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës
SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi