Prezantuesja nga Shqipëria, Kiara Tito, është bërë nënë për herë të parë pak javë më parë.

Ajo dhe partneri i saj, artisti shkodran Luiz Ejlli, kanë mirëpritur një vajzë që e kanë pagëzuar me emrin, Luna Mari.


Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2 duket se po shijon kohën me të bijën.

Screenshot 28 3 Foto: Screenshot/Instagram

E njëjta ka sjellë dy fotografi nga plazhi, ku shfaqet duke e mbajtur në krah.

"Princesha e vogël e mamit", ka qenë përshkrimi që ia ka vënë postimit.

Të shumta qenë edhe komentet pozitive që ka marrë krahas imazheve.

Kiara dhe Luizi u njohën në edicionin e dytë të BBVA, ku edhe më pas u martuan dhe krijuan familje. /Telegrafi/