LAJMI I FUNDIT:

Pak kohë para prezantimit zyrtar, rrjedhin pamjet e Volkswagen Jetta (Foto)

Pak kohë para prezantimit zyrtar, rrjedhin pamjet e Volkswagen Jetta (Foto)

Në Frankfurt Motor Show që zhvillohet në shtator, apo më së largu në panairin e Los Angelesit të Shteteve të Bashkuara në nëntor, pritet prezantimi zyrtar i modelit Jetta të Wolkswagenit.

Por, adhuruesit nuk kanë nevojë të presin më gjatë, pasi kanë rrjedhur disa imazhe që e tregojnë këtë model pa asnjë shtresë kamuflazhi, transmeton Telegrafi.


Njohësit konsiderojnë se është më i madh dhe i gjerë se modeli bazë i lansuar më 2011, duke lënë të kuptohet se është konkurrent me Honda Civic.

Dizajni dramatik dhe elementet si grilli me gjashtë dimensione, tregojnë se ndan shumë pjesë me Arteonin.

Ende nuk dihen detajet tjera të kësaj makine. /Telegrafi/