LAJMI I FUNDIT:

Pak e vërejtën, por Rita Ora kishte të stampuar emrin dhe këngët e saj të suksesshme në kostumin e veçantë gjatë koncertit

Pak e vërejtën, por Rita Ora kishte të stampuar emrin dhe këngët e saj të suksesshme në kostumin e veçantë gjatë koncertit
Foto: Rita Ora/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, po vazhdon turneun e saj të suksesshëm me koncerte anë e kënd globit.

vetëm pak ditë më parë, ajo ishte prezente në Ballkan, duke mbajtur një koncert gjigant në Zarë të Kroacisë.

Këngëtarja me prejardhje shqiptare ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi, duke i falënderuar për prezencën e tyre 60 mijë të pranishmit në koncertin e saj.


Rita Ora gjatë koncertit në Kroaci (Foto: Rita Ora/Instagram)

Ndonëse mediat kroate dhe shqiptare raportuan gabimisht se ky ishte një reagim i saj lidhur me numrin e raportuar të të pranishmëve që ndodheshin në sallë, një gjë të tillë ajo nuk e ka bërë, për arsye sepse publikimi i shifrave të të pranishmëve në çdo koncert është taktika që çdo këngëtares me famë botërore përcjell, dhe sigurisht që figura e saj e famshme ndërkombëtarisht nuk do ia lejonte reagimin ndaj disa shkrimeve të pavërteta, që as nuk kanë arritur deri te veshi i artistes.

Për tri ditë në tri shtete të ndryshme me nga katër orë gjumë, Rita Ora tregon se si mbijetoi gjatë këtyre ditëve
Lexo po ashtu Për tri ditë në tri shtete të ndryshme me nga katër orë gjumë, Rita Ora tregon se si mbijetoi gjatë këtyre ditëve

Sido që të jetë, veshja e Ritës atë natë ishte shumë i veçantë, teksa me një vështrim më të mbrehtë, mund të vërenim se ka një domethënie speciale.

Rita Ora gjatë koncertit në Kroaci (Foto: Rita Ora/Instagram)

Në kostumin rozë që ajo kishte veshur, ishin të stampuara emri i saj, njashtu dhe titujt e këngëve të suksesshme si: “Let you love me”, “Ritual”, “Lonely together”, “Posion”, etj.

Se kostumi i saj ishte tejet i veçantë, artistja e lindur në Prishtinë e bëri të ditur edhe në përshkrimin e fotografive që ndau me ndjekësit e saj në Instagram.

“Faleminderit Zigman për pamjen time me porosi për të gjitha këngët e mija, të shkruara në mua”, kanë qenë fjalët e këngëtares, e cila për këtë veshje ka falënderuar markën e njohur Zigman. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/B161ovRjb7Q/

Në trend Magazina

Më shumë
Martohet për herë të dytë Fero

Martohet për herë të dytë Fero

Magazina
Tha se do të largohet nga Big Brother nëse do të riktheheshin G Bani dhe Jozi - përse Gjesti ndërroi mendje në spektakël?

Tha se do të largohet nga Big Brother nëse do të riktheheshin G Bani dhe Jozi - përse Gjesti ndërroi mendje në spektakël?

Magazina
E quajti femër të ulët, Xheneta për Gjestin: Ai ka qarë e ka vrapuar pas meje

E quajti femër të ulët, Xheneta për Gjestin: Ai ka qarë e ka vrapuar pas meje

Magazina

"Të duan të gjithë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës" - mesazhi për Gjestin shoqërohet me duartrokitje në Big Brother

Magazina
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Magazina
Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Magazina
Kalo në kategori