Romeo Veshaj dhe Heidi Baci kanë qenë një nga çiftet më të pëlqyera në Big Brother VIP Albania 3.

Dyshja po shijojnë lidhjen e tyre edhe jashtë, pavarësisht se pati spekulime të ndryshme.


Ata po kalojnë një kohë të mirë duke qenë më privat dhe jashtë vëmendjes së publikut.

Screenshot 21 2 Foto: Screenshot/Instagram

Megjithatë, së fundmi kanë ndarë dhuratat që kanë marrë nga fansat e tyre.

"Faleminderit nga zemra", ka shkruar modelja e njohur në përshkrim.

Screenshot 22 2 Foto: Screenshot/Instagram

Heidi dhe Romeo nisën romancën brenda shtëpisë, teksa ish-banorja ka vendosur që të zhvendoset në Shqipëri për të jetuar.

Theksojmë se fituese e edicionit të tretë u shpall Egla Ceno. /Telegrafi/

Screenshot 23 2 Foto: Screenshot/Instagram