Bëhuni pjesë e konferencës më të madhe të teknologjisë në Ballkan dhe shihni risitë më të fundit nga ndërmarrës të suksesshëm gjithashtu takohuni privatisht me drejtues, investitorë dhe folës VIP nga e gjithë bota.KosICT filloi 6 vjet më parë si një konferencë rajonale me qëllim që të sjellë në Ballkan trendin e shumëpërfolur të IT-së.


3 159

Gjatë viteve që është mbajtur kjo konferencë kanë marrë pjesë më shumë se 70 folës nga Google, LinkedIn, Apple, Revista Ndërmarrëse, Deutsche Telekom dhe më shumë se 2000 pjesëmarrës nga e gjithë bota.

Këtë vit do të diskutohet e tashmja dhe e ardhmja e teknologjisë me tema të tilla si IoT, AR / VR, Blockchain, SaaS dhe FinTech.

4 121

Me rreth 30 folës të zgjedhur vendorë dhe ndërkombëtarë interesimi për pjesëmarrje në konferencën e këtij viti është jashtëzakonisht i madh duke u përcjellë gjithashtu nga numri i përkrahësve dhe sponsorëve të konferencës.

Pas konferencës mund të përjetoni netët më të mahnitshme në eventin e organizuar në qytetin e bukur të Prishtinës.