LAJMI I FUNDIT:

Pajaziti dhe Jusufi zotohen që Komunën e Bërvenicës ta fitojë kandidati shqiptarë (Video)

Pajaziti dhe Jusufi zotohen që Komunën e Bërvenicës ta fitojë kandidati shqiptarë (Video)

Kandidatët nga partitë shqiptare për Komunën e Bërvenicës, Enver Pajaziti si i pavarur dhe Selatin Jusufi nga Lëvizja Besa në debatin për zgjedhjet lokale ”Fol Tash” në TV Koha kanë premtuar se do të jenë krahu i djathtë i tjetrit për rrethin e dytë nëse përballen me kandidatin e LSDM-së apo OBRM-PDUKM-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

Pajaziti, si kryetar aktual ka thënë se do të shkojë ene shtabin elektoral të Jusufit nëse është nevoja me qëllim që kryetar të zgjidhet një shqiptar.


Gjithashtu edhe Jusufi e ka deklaruar të njejtën duke thënë se është i gatshëm që të ndihmojë Pajazitin për rrethin e dytë, për qëllimin e njejtë.

Në fund, për të treguar qytetari, e kanë përshëndetur njëri-tjetrin dhe i kanë uruar sukses.

Emisioni ”Fol Tash” do të transmetohet sonte nga ora 21 e 40 ku do të përballen kandidatët për Komunën e Bogovinës. /Telegrafi/