LAJMI I FUNDIT:

Pagani Huayra do të lansohet më herët se që ishte planifikuar (Foto)

Pagani Huayra do të lansohet më herët se që ishte planifikuar (Foto)

Modeli Huayra i destinuar për rrugë normale, ishte paraparë që të lansohej në Geneva Motor Show, por kjo besohet se do të ndodhë shumë më parë.

Mediet që merren me automobilizëm, kanë bërë të ditur se do të lansohet shumë më parë, por pa dhënë datë konkrete, transmeton Telegrafi.


Megjithatë, janë publikuar disa fotografi të superveturës, e cila do të ketë tavan që hapet në mënyrë automatike.

Në anën tjetër, me 6.0-litra V12 dhe 720 kuajfuqi kjo makinë do të jetë shumë e fuqishme, duke mos dalluar shumë nga modeli që është i punuar për pista të garave.

Pjesa e jashtme e këtij Pagani të ri, do të jetë i mbuluar me fibra karboni, gjë për të cilën është e njohur kompania prodhuese. /Telegrafi/

pagani-huayra-do-te-lansohet-me-heret-se-qe-ishte-planifikuar-foto-2

pagani-huayra-do-te-lansohet-me-heret-se-qe-ishte-planifikuar-foto-3