Paga e majme e Tuchel te Bayerni është shumë më e lartë sesa e paraardhësit të tij, por më e vogël nga ajo që përfitonte te Chelsea

Thomas Tuchel do të përfitojë një pagë të majme pas nënshkrimit me Bayern Munichun, megjithatë nuk është sa shuma që ka përfituar nga kontrata me Chelsean.
Të premten e kaluar, 49-vjeçari u zyrtarizua si trajner i bavarezëve, të cilët e shkarkuan Julian Nagelsmannin nga postin.
Tuchel ka nënshkruar kontratë prej dy vjet e gjysmë, nga e cila do të përfitojë rreth 12 milionë euro në sezon – transmeton AS njoftimin e Sky Germany, ndërsa pagës së gjermanit gazeta spanjolle i referohet si ‘galaktike’.

Rroga e tij është dukshëm më e lartë në krahasim me paraardhësin Nagelsmann, i cili paguhej rreth shtatë milionë euro në Allianz Arena.
Megjithatë, kjo pagë është shumë më e vogël në krahasim me atë që merrte te Chelsea, ku sipas Daily Mail, paguhej 14.7 milionë euro në vit dhe ishte ndër trajnerët më të paguar në Ligën Premier. /Telegrafi/





































