LAJMI I FUNDIT:

PAFUNDSIA

PAFUNDSIA

Poezi nga: Giacomo Leopardi
Përktheu: Denis Gila

Përher e dashtun m’kje kjo kodër e vetme
E kjo gardhishte, qi nga gjith’ana,
Prej të fundit horizont, shikimin pengon
Por tue ulë e tue verejtë, të pafundme
Hapje përtej asaj, e mbinjerzore
Heshtína, e të thellëta qetsí
Unë n’mendim temin rrehem: ku sa për pak
zemra nuk frigohet. E dhe si era
Ndigioj ushtimë mes ktyne pemve, unë atë
T’pafundme heshtje me këtë zâ
Shkoj tue krahasue: e m’kujtohet përjeta,
E të vdekunat stinë, e tashmja
E gjalla, edhe zâni i saj. Kështu mes kësaj
Madhësie mbytet mendim i jemi
E fundosja në kyt det e âmbel â.