LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Zaev do të na dalë kapuç me mëngë (Foto)

Pacolli: Zaev do të na dalë kapuç me mëngë (Foto)

Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj deklaratave të liderit të LSDM-së në Maqedoni Zoran Zaev, i cili ka deklaruar se Kosova është zemra e Serbisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

I pari i AKR-së e ka krahasuar këtë deklaratë me artin, për të cilin thotë se ‘edhe një gënjeshtër e bukur e cila na ndihmon ta njohim vetën është art’.

Ai thotë se gjithmonë ka dyshuar në mendimet e Zaevit për Kosovën dhe se ky i fundit sipas Pacollit ‘do të na dalë kapuç me mëngë’. /Telegrafi/