LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Temë diskutimi duhet të jetë dëmi i shkaktuar nga Qeveria Hoti, e jo kush kandidon

Pacolli: Temë diskutimi duhet të jetë dëmi i shkaktuar nga Qeveria Hoti, e jo kush kandidon

Fitore Pacolli nga LVV-ja ka thënë se këto ditë çështje diskutimi do të duhej të ishte jo se kush ka dhe nuk ka të drejtë kandidimi por diçka tjetër.

Ajo në një postimi në Facebook ka thënë se temë diskutimi do duhej të ishte se Gjykata Kushtetuese nuk e trajtoi me urgjencë kërkesën e LVV-së.


“Pse Gjykata Kushtetuese nuk e trajtoi me urgjencë kërkesën e Lëvizjes VETËVENDOSJE, për antikushtetuetshmërinë e pjesëmarrjes dhe të votimit të zotëri Arifi, që e kishte dorëzuar në qershor 2020 por lejoi që vendi të udhëhiqet nga një qeveri jolegjitime për më shumë se 6 muaj?” ka shkruar Pacolli.

Postimi i plotë:

Këto ditë çështje diskutimi do të duhej të ishte jo se kush ka dhe nuk ka të drejtë kandidimi por

1. Pse Gjykata Kushtetuese nuk e trajtoi me urgjencë kërkesën e Lëvizjes VETËVENDOSJE, për antikushtetuetshmërinë e pjesëmarrjes dhe të votimit të z. Arifi, që e kishte dorëzuar në qershor 2020 por lejoi që vendi të udhëhiqet nga një qeveri jolegjitime për më shumë se 6 muaj?

2. Çfarë dëmi i ka shkaktuar qeveria jolegjitime shtetit dhe qytetarëve të Kosovës dhe si mund të riparohen dëmet e bëra dhe kush do të jap përgjegjësi për:
– dëmin politik dhe ekonomik që iu bë Kosovës me heqjen e reciprocitetit me Serbinë;
– dëmin në subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës që shkaktuan përmes moratoriumit njëvjeçar për pezullimin e aktiviteteve për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare;
– përgjegjësinë që mbanë qeveria Hoti për vjedhjen e 2 milionë euro dhe arkës 300 kilogramëshe;
– për keqmenaxhimin e situatës pandemike dhe kush do të mbahet përgjegjës për humbjen shumë jetëve dhe rrezikimin e shëndetit publik;
– për shfuqizimin e tasks forcës Anti-Korrupsion;
– për ndërprerjen e konceptimit të procesit të vettingut;
– zotimin e kryeministrit jolegjitim për ndarjen e Ujmanit;
…e shumë vendime tjera…

Tani është shumë e qartë. Qëllimi nuk është informimi por mjegullimi i situatës.
Por, popullin nuk ka më barrierë që e ndal e as pykë që e çan! /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori