LAJMI I FUNDIT:

Pacolli i shkruan letër Vuçiqit: Me marrëveshjen finale, ju do të jepni llogari për krimet e kryera në Kosovë

Pacolli i shkruan letër Vuçiqit: Me marrëveshjen finale, ju do të jepni llogari për krimet e kryera në Kosovë

Ministri i jashtëm dhe zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli i është drejtuar me një letër të hapur presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në këtë letër Pacolli ka përmendur takimin e sotëm të Vuçiqit me serbët e Kosovës, duke i kërkuar që t’i lë ata të jetojnë të qetë.

Shefi i diplomacisë kosovare ka thënë se serbët në Kosovë kanë të drejta të plota, dhe askush nuk do t’ua cenojë ato, transmeton Telegrafi.


Pacolli ka folur edhe për marrëveshjen finale, ku ka thënë se kur ajo të nënshkruhet, Serbia do të jap llogari për krimet e kryera në Kosovë.

“Qytetarët e Republikës së Kosovës janë përballur me vuajtje e sakrifica, deri në atë nivel, për të cilin deri më sot, asnjë përfaqësues i lartë i Serbisë nuk ka gjetur kurajën që ta pranojë, e të mos flasim për pranimin e përgjegjësisë shtetërore të vendit tuaj, të cilën Ju e fshihni pas narracioneve jo të vërteta për të kaluarën dhe të tashmen e shtetit të Kosovës dhe shteteve tjera në Ballkan. Qindra masakra, dhjetëra mijëra të vrarë, dhe dhjetëra mijëra gra të dhunuara pran fëmijëve dhe familjarëve të tyre. Nuk mund të mos ua them, që Marrëveshja Gjithëpërfshirëse është një stad kthese drejt një paqeje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, e ku nënkuptohet një proces ku Ju dhe vendi i Juaj, e pranoni përgjegjësinë, jepni llogari për krimet e kryera, dhe aktivisht përfshiheni në ndërtimin e një kapitulli të ri të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe popujve tanë”, thuhet në letrën e Behgjet Pacollit.

Letra e plotë:

I nderuar President i Serbisë, z. Vuçiq,

Si udhëheqës i politikës së jashtme dhe diplomacisë së Republikës së Kosovës, po ju drejtohem me këtë letër vullnetmirë. Jam thellësisht i bindur, që thellë-thellë, edhe nëse nuk i afirmoni publikisht, Ju do t’i mirëkuptoni, si frymën ashtu edhe mesazhet konstruktive të kësaj letre të hapur.

Askush nuk mund të pretendojë se Ju nuk e njihni fare mirë historinë politike të disa vendeve në rajon. Është temë tjetër se si i qaseni Ju asaj aktualisht.

Institucionet e Republikës së Kosovës, janë vendosmërisht të përkushtuara, që t’i zbatojnë dhe afirmojnë të drejtat qytetare dhe kushtetuese të komunitetit serb në Kosovë. Kjo vlen kudo që jeton ky komunitet, në jug, lindje, veri apo perëndim të Republikës së Kosovës.

Përpos për serbët, ne veprojmë kështu edhe për të gjitha komunitetet që jetojnë në shtetin tonë të ri. Ndryshe nuk ka se si të jetë.

Kosova renditet tek kombet dhe shtetet që u ngritën dhe që qëndrojnë mbi themelet e lirsë.

I nderuar z. President,

Sot ishim dëshmitar të një takimi mes Jush dhe disa serbëve të Republikës së Kosovës. Jemi të tronditur me faktin, që në vend se ky takim të ishte rutinor, mos të them konstruktiv e paqdashës, Ju pohoni se këtij takimi do t’i referoheni në komunikime e biseda të nivelit të lartë ndërkombëtar, madje edhe në Kinë.

Nuk e kuptojmë logjikën e “mureve kineze” mes dy vendeve tona, e cila është edhe në kundërshtim me çasjen evropiane e cila po investon në konektivitet në këto hapësira.

Serbia, dhe Ju si President i saj, nuk do të duhej të synonit, t’i ktheni serbët e Republikës së Kosovës në muri ndarës, ku përplasen mospajtimet tona ndër-shtetërore.

Ju jeni në dijeni, se për dallim prej Serbisë, Republika e Kosovës e ka paraparë me Kushtetutë që bashkëpunimi ndër-shtetëror mes të dyja vendeve tona të mund të lehtësohet edhe përmes komunitetit serb. Ju po ashtu e dini, që kjo nuk mund të ndodh në dëm të karakterit sovran dhe unitar të Republikës së Kosovës.

Askush mbi faqe të dheut nuk mund ta mohojë faktin që serbët e Republikës së Kosovës jetojnë në një ambient të sigurtë dhe sipas një rendi juridik e institucional, ku të drejtat dhe mundësitë në dobi dhe favor të tyre, flasin asimetrikisht. Mohimi i fakteve nga ana Juaj paraqet mëkat, përderisa t’u kërkohet serbëve t’i refuzojnë ato, përbëjnë mëkat e vuajtje bashkë.

Është koha që Serbia t’i lejojë serbët të bëjnë jetën e tyre të lirë nga ndërhyrjet e saj.

Nuk mund të mos ua them, që mesazhet me të cilat i drejtoheni serbëve në vizitë në Serbi, dhe përmes tyre bashkëqytetarëve serb në Republikën e Kosovës, ndonëse të projektuara të targetojnë rrugëtimin ndërkombëtar të vendit tonë, ngarkojnë negativisht dhe dëmtojnë vetëm komunitetin serb, asgjë më shumë. Kosova dhe shtetësia e saj, si brenda ashtu edhe ndërkombëtarisht, nuk dëmtohen nga mesazhe të tilla përaqarëse.

President i nderuar,

Politika e instrumentalizimit të qytetarëve serbë, nga Serbia zyrtare, në funksion të shfrytëzimit të tyre të vazhdueshëm në procesin e dialogut për Marrëveshjen gjithpërfshirëse, ligjërisht obliguese për të dy shtetet, ndërkombëtarisht e afirmuar si paqësore, nuk mund të jetë as premtuese as e qëndrushme.

Politika dhe qasja instrumentalizuese, si kjo në lidhje me takimin që keni zhvilluar sot, përpos që prodhon kundërefekte në teren, ajo po ashtu po deformon profilin paqëdashës të cilin Ju po provoni ta ndërtoni e ta plasoni me zell, kudo në komunitetin ndërkombëtar.

Jam i bindur që pajtoheni me mua nëse ju them, se ju nuk mund të shiheni njëkohësisht si njeri paqësor në SHBA dhe Evropë, ndërsa si planprishës e paqeprishës në rajon. Është paradoksale, për të mos thënë cinike, që Ju të derdhni lotë krokodilli në forume të nivelit të lartë evropjan, në lidhje me përkushtimin Tuaj për arritjen e Marrëveshjes Gjithpërfshirëse, përderisa në anën tjetër në Serbi plasoni mesazhe tensioni dhe pasigurie për qytetarët serbë që jetojnë në Republikën e Kosovës.

Ky është pozicionimi më i keq i mundshëm, jo vetëm në raport me serbët e Republikës së Kosovës, por edhe në raport me procesin e dialogut për Marrëveshjen Gjithpërfshirëse.

I nderuar z. Vuçiq,

Më lejoni të ofrojë një përbmyllje ekspeditive të kësaj letre të hapur, sepse sikurse në këto mesazhe, ne do fokusohemi të jemi ekspeditiv në secilin proces.

Qytetarët e Republikës së Kosovës janë përballur me vuajtje e sakrifica, deri në atë nivel, për të cilin deri më sot, asnjë përfaqësues i lartë i Serbisë nuk ka gjetur kurajon që ta pranojë, e të mos flasim për pranimin e përgjegjësisë shtetërore të vendit tuaj, të cilën Ju e fshihni pas narracioneve jo të vërteta për të kaluarën dhe të tashmën e shtetit të Kosovës dhe shteteve tjera në Ballkan. Qindra masakra, dhjetra mijëra të vrarë, dhe dhjetëra mijëra gra të dhunuara pran femijve dhe familjarëve të tyre. Nuk mund të mos ua them, që Marrëveshja Gjithpërfshirëse është një stad kthese drejt një paqeje të qëndrushme dhe gjithpërfshirëse, e ku nënkuptohet një proces ku Ju dhe vendi i Juaj, e pranoni përgjegjësinë, jepni llogari për krimet e kyera, dhe aktivisht përfshiheni në ndërtimin e një kapitulli të ri të marrëdhenieve mes dy vendeve dhe popujve tanë.

Ndryshe nga pohimet tuaja fiktive, ne kemi ndërtuar një Ushtri paqësore e multietnike, FSK-në, e cila mishëron vlerat e NATO-s, dhe e cila do të rrugëtojë bashkë me të. Duke qenë e kufizuar me vende anëtare të kësaj organizate, dhe me Kosovën e cila do të jetë anëtare e saj në të ardhmen, Serbia do të kufizohet me paqe dhe stabilitet.

Secili vëzhgues rasti i zhvillimeve në rajon, e lëre më një President sikurse jeni Ju, është në dijeni që për Marrëveshjen Gjithpërfshirëse mes dy shteteve tona, nuk ka alternativë.

Serbia ka pasur shumë liderë të cilët e kanë ditur që historia i ka rezervuar Kosovës atributet e shtetësisë, ndërkombëtarisht, por asnjëri nga ta nuk ka pasur kurajon që këtë ta pranojë publikisht këtë fakt. Rrjedhimisht, Marrëveshja Gjithpërfshirëse do të ndodhë, sepse ikja nga ajo nuk ka alternativë.

Uroj që Ju të shiheni si Presidenti i parë i Serbisë, i cili merr guximin të përballet me të vërteten, njohjen e Republikës së Kosovës, dhe që nuk ikën nga kjo e vërtetë me takime të improvizuara sikurse ky i fundit mes Jush dhe disa serbëve të Kosovës në vizitë tek ju në Beograd. Kontriboni paqës zotri President i Serbisë!

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori