LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Rama nuk bën veprime për të dëmtuar Kosovën, kam punuar me të dhe e njoh

Pacolli: Rama nuk bën veprime për të dëmtuar Kosovën, kam punuar me të dhe e njoh

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli tha në emisionin Now në Euronews Albania se drafti i propozuar nga kryeministri Edi Rama për asociacionin nuk bëhet kurrsesi për të dëmtuar Kosovën.

Pacolli tha se e përshëndet iniciativën, ndërsa shtoi se është dashur të ketë një bashkëpunim me faktorë të tjerë.


Kryeministri Rama ia dorëzon një draft të Asociacionit kancelarit gjerman Scholz dhe presidentit francez Macron
Lexo po ashtu Kryeministri Rama ia dorëzon një draft të Asociacionit kancelarit gjerman Scholz dhe presidentit francez Macron

“Veprimin e tij nuk e ka bërë absolutisht me qëllim që të dëmtojë Kosovën apo t’i marrë diçka nga pasuria mendore nga meritat e Kurtit. Ai ka pritur deri tani, Rama di diçka më tepër, se është duke ndodhur diçka dhe para kësaj situate pa se është e mundur dhe ka vepruar”, tha ai

“Se di kush e ka iniciuar, a është konsultuar apo jo me Kurtin, me cilin faktor ndërkombëtar është konsultuara Rama dhe kush është përpiluesi i draftit. Por si iniciativë e përshëndes dhe duke e njohur Ramën, jam i bindur se nuk do bënte asnjë lëvizje që të dëmtonte Kosovën. Kam pasur rastin të punoj Ramën dhe është një njëri që i ka dalë zot Kosovës”, tha Pacolli.

Sipas tij, Kurti asnjëherë nuk ka tentuar të këshillohet me faktorin shoqëror të Kosovës dhe as me faktorin ndërkombëtar.

“Rama do të jetë shumë i kujdesshëm në ruajtjen e interesit të Kosovës dhe Shqipërisë ndaj faktorit ndërkombëtar dhe jam shumë i sigurt se asnjëherë nuk do të bënte diçka në dëm të Kosovës, ky është mendimi im. Kurti asnjëherë nuk ka tentuar të këshillohet më faktorin shoqëror të Kosovës dhe Kurti nuk është konsultuar as me faktorin ndërkombëtar”, tha ai.

“Kjo është punë vetjake e tij. Procesi i Kosovës në këtë proces kanë marrë pjesë shumë shtete miq ndërkombëtar të Kosovës; është çliruar nga pushtuesi, është shpallur pavarësia gjithmonë me mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe sidomos SHBA. Ruajtësi i madh i sovranitetit të Kosovës janë SHBA”, tha Pacolli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori