Pacolli: Presidenti Bush, njeriu që i ktheu shpresën dhe besimin shqiptarëve të Kosovës

Ministri i Punëvë të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli e ka quajtur lajm thellësisht pikëllues për secilin, vdekjen e ish-presidentit amerikan George H.W. Bush.
Pacolli tha se secili nga ne e kujton Presidentin Bush si njeriun që i ktheu shpresën dhe besimin shqiptarëve të Kosovës, se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nëse jo e gjithë bota demokratike, ishte vendosmërisht në krahun tonë. Pas çmendurive dhe aventurave kriminale në Slloveni, Kroaci, BeH, më 1992 Bush i vendosi vijën e kuqe Serbisë, duke i tërhequr vërejejten se prekja e vijës së kuqe, Kosovës do të shënoj fundin e asaj ndërmarrje industriale kriminale të saj në hapësirat e ish Jugosllavisë".
"Përmendja e vijës së kuqe ishte inkurajim që ne të vazhdojmë drejt lirisë dhe pavarësisë. Secili prej nesh në Kosovë, ndjehet thellësisht i pikëlluar që sot Shtetet e Bashkuara humbën Presidentin e traditës së sakrificës dhe shërbimit ndaj atdheut dhe botës së lirë”, ka shkruar Pacolli përmes rrjetit social Facebook.
Postimi i plotë i Pacollit:"Lajm thellësisht pikëllues për secilin prej nesh vdekja e Presidentit Xhorxh Bush. Secili nga ne e kujton Presidentin Bush si njeriun që i ktheu shpresën dhe besimin shqiptarëve të Kosovës, se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nëse jo e gjithë bota demokratike, ishte vendosmërisht në krahun tonë. Pas çmendurive dhe aventurave kriminale në Slloveni, Kroaci, BeH, më 1992 Bush i vendosi vijën e kuqe Serbisë, duke i tërhequr vërejejten se prekja e vijës së kuqe, Kosovës do të shënoj fundin e asaj ndërmarrje industriale kriminale të saj në hapësirat e ish Jugosllavisë.







































