LAJMI I FUNDIT:

Pacolli për Kusarin: Gjërat nuk po shkojnë mirë për njerëzit që në të kaluarën më lënduan, karma ekziston

Pacolli për Kusarin: Gjërat nuk po shkojnë mirë për njerëzit që në të kaluarën më lënduan, karma ekziston

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se “karma ekziston” për deputeten Mimoza Kusari-Lila e cila dikur ishte bashkëpartiake e tij.

Pacolli e ka ndërlidhur me audio-incizimin që u publikua sëfundi, e në të cilën protagoniste kryesore është pikërisht Mimoza Kusari-Lila.

Në tri publikime, Kusari-Lila dëgjohet duke folur me Sllavko Simiq i Listës Serbe, teksa ka përmendur edhe emra të ndryshëm, eksponentë politik.


“Gjërat nuk po shkojnë edhe aq mirë për njerëzit që në të kaluarën më lënduan, më zhgënjyen, u përpoqën të më mashtronin. Unë nuk jam shqetësuar kurrë për këtë, sepse kam qenë i bindur që nuk kam pse të hakmerrem me askënd. Karma ekziston!”, shkroi Pacolli.

Audio-incizimi Kusari-Simiq: Ramushi po i fryn listat e veteranëve, Urani është 'idiot' dhe e pyet Sllavkon “a e din ti kush është Bekim Haxhiu”
Lexo po ashtu Audio-incizimi Kusari-Simiq: Ramushi po i fryn listat e veteranëve, Urani është 'idiot' dhe e pyet Sllavkon “a e din ti kush është Bekim Haxhiu”

Mimoza Kusari – Lila ka qenë pjesë e AKR-së për një kohë të gjatë, ndërsa me këtë parti pati qenë edhe ministre në Qeverinë e Kosovës të drejtuar nga Hashim Thaçi. Po kjo parti e pati nominuar për kryeministre.

Po me AKR garoi për kryetare të Gjakovës, ku më 2013 fitoi zgjedhjet por në gjysmë të mandatit doli nga partia dhe krijoi Alternativën të cilën e udhëheq edhe sot dhe është në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit.