LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Mitrovica përsëri qyteti kryesor ekonomik në Kosovë e rajon

Pacolli: Mitrovica përsëri qyteti kryesor ekonomik në Kosovë e rajon

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, pas aprovimit të statutit të kombinatit “Trepça”, ka thënë se Mitrovica do të bëhet përsëri qyteti kryesor ekonomik në Kosovë e rajon.

Pacolli me anë të një shkrimi në profilin e tij në Facebook, ka shtuar se “Trepça” përfundimisht do të përfundon keqpërdorimi 20-vjeçar i këtij aseti strategjik.


“Në orët e hershme të mëngjesit, Kuvendi i Kosovës aprovoi statutin e Trepçës si shoqëri aksionare që do ti hapë rrugë riaktivizimit të këtij gjiganti ekonomik. Me një statut të definuar, Trepça do të ketë dyert e hapura për investitorë vendorë dhe të huaj dhe përfundimisht do të përfundon keqpërdorimi 20 vjeçar i këtij aseti strategjik”, ka shkruan Pacolli.

Kuvendi miraton Statutin e Trepçës
Lexo po ashtu Kuvendi miraton Statutin e Trepçës

Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës ka miratuar në orët e para të dielës, Propozim-statutin e Shoqërisë Aksionare “Trepça”. Pro kanë votuar 80 deputetë, dy vota ishin kundër, ndërsa tre deputetë kanë abstenuar.

Lluka: Miratimi i statutit të ndërmarrjes i hapë rrugë perspektives zhvillimore të Trepçës
Lexo po ashtu Lluka: Miratimi i statutit të ndërmarrjes i hapë rrugë perspektives zhvillimore të Trepçës

Shkrimi i plotë i Pacollit

Të dashur qytetarë të Mitrovicës,

Në orët e hershme të mëngjesit, Kuvendi i Kosovës aprovoi statutin e Trepçës si shoqëri aksionare që do ti hapë rrugë riaktivizimit të këtij gjiganti ekonomik. Me një statut të definuar, Trepça do të ketë dyert e hapura për investitorë vendorë dhe të huaj dhe përfundimisht do të përfundon keqpërdorimi 20 vjeçar i këtij aseti strategjik.

Tash është me rëndësi që së bashku të punojmë intensivisht në zhvillimin e kësaj ndërmarrje. Unë do të sigurohem që të punoj ngushtë me Ministrin Lluka për të përshpejtuar proceset zhvillimore në mënyrë që Mitrovica të bëhet përsëri qyteti kryesor ekonomik në Kosovë e rajon.

Përgëzoj Ministrin e Zhvillimit Ekonomik që vie nga radhët e AKR-së, Valdrin Lluka, për punën e palodhshme deri në përfundim të këtij procesi.

Urime Minatorë! Urime Kryetar Bahtiri! Urime tërë Kosovës! /Telegrafi/