LAJMI I FUNDIT:

Pacolli jep idenë e tij se si mund të zgjidhet çështja e Demarkacionit me Malin e Zi

Pacolli jep idenë e tij se si mund të zgjidhet çështja e Demarkacionit me Malin e Zi

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka dhënë versionin e tij se si duhet të zgjidhet çështja e Demarkacionit me Malin e Zi. Konceptin e tij për këtë çështje, që e ka postuar në profilin e tij në Facebook, mund ta lexoni të plotë më poshtë.

“Për demarkacionin …


Është shumë pozitiv fakti se Mali i Zi është akoma i gatshëm me korrigjuar së bashku me Kosovën gabimet në demarkacion. E çka do të thotë kjo? Kjo do të thotë për ata që nuk duan ta kuptojnë se kufiri nuk përcaktohet njëanshëm.

A mundemi ne me i caktuar vetë sinorin e tokave tona ndaj fqiut? A mundemi ne me e korrigjuar njëanshëm një kontratë të gabuar? Jo. E tash?

Krejt çka më sipër do të thotë se demarkacioni mund të ketë gabime. Por rruga me i korrigjuar gabimet është me një komision dypalësh ku mund të ketë dhe ekspertë ndërkombëtarë me renome.

Duhet me zgjedhur një parim definimi të kufirit që ka vlerë universale, pra dhe për përcaktimin e kufirit me Serbinë.

Duhet me u mbështet tek gjithë trashëgimia dokumentare e Badinterit, etj. Duhet me angazhuar dhe ekspertë të tjerë vendorë. Kështu mund ta nxjerrim këtë temë nga lufta e brendshme politike dhe të merremi me ekonominë!” (sic.), ka shkruar Pacolli. /Telegrafi/

Për demarkacionin …Është shumë pozitiv fakti se Mali i Zi është akoma i gatshëm me korrigjuar së bashku me Kosovën…

Posted by Behgjet Pacolli on Sunday, April 10, 2016