LAJMI I FUNDIT:

Pacolli reagon për skandalin me mishin nga Belgjika

Pacolli reagon për skandalin me mishin nga Belgjika

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar për mishin që po hynë në Kosovë nga Belgjika dhe shtetet e tjera.

Ai në një status në Facebook ka thënë se importi i këtij mishi duhet të jetë alarm serioz dhe i fundit për organet kompetente.


“Rasti i fundit i importit të mishit nga Belgjika duhet të jetë alarm serioz dhe i fundit për organet kompetente të kontrollit të kualitetit të ushqimit të importuar”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Pacolli ka bërë me dije se kujdes duhet të ketë edhe nga produktet që hynë në Kosovë nga shtetet fqinje.

“Një rëndësi tjetër e madhe duhet ti kushtohet edhe produkteve që vijnë nga shtetet fqinje ku ka gjasa të mëdha të abuzimeve”.

Postimi i plotë

Rasti i fundit i importit të mishit nga Belgjika duhet të jetë alarm serioz dhe i fundit për organet kompetente të kontrollit të kualitetit të ushqimit të importuar.

Një rëndësi tjetër e madhe duhet ti kushtohet edhe produkteve që vijnë nga shtetet fqinje ku ka gjasa të mëdha të abuzimeve.