LAJMI I FUNDIT:

Pacolli fton kompaninë “Paul Wurth” të investojë në Kosovë

Pacolli fton kompaninë “Paul Wurth” të investojë në Kosovë

Në kuadër të vizitës në Luksemburg, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka takuar sot Thomas Hansmann, drejtor i Teknologjisë dhe anëtar i Bordit Menaxhues i kompanisë, Paul Wurth S.A.

Kompania Wurth vepron në shumë fusha, ndërsa temë kryesore e diskutimit ishte bashkëpunimi në fushën e energjisë.


“Në prezantimin e tij,  Hansmann, sqaroi teknologjinë e avancuar dhe standardet, që përdoren nga kompania në  fjalë  për të prodhuar energji ose ngrohje dhe ftohje nga biomasa dhe mbeturinat.

Kjo teknologji adreson ndotjen dhe emitimin e gazrave CO2 sipas kërkesave të Bashkimit Evropian. Në  vazhdim të takimit,  Hansmann, ka shprehur interesimin për investim në Kosovë.

 Nga ana e tij, Zëvendëskryeministri, Pacolli, ka thënë që mbeturinat mbeten problematikë në Kosovë.

Qeveria e Kosovës është duke punuar në zgjidhjen e këtij problemi ka vlerësuar tutje numri dy i Qeverisë dhe do të  mirëpriste interesimin e kompanive serioze si ajo Paul  Wurth S.A.

Më tej, kryediplomati kosovar, Pacolli, përmendi edhe reformat e bëra për lehtësim të të bërit biznes në Kosovë, jo vetëm për kompanitë vendore, por edhe ato të huaja të interesuara për investime direkte.

Në  fund të  takimit, Ministri Pacolli ftoi përfaqësuesit e Paul Wurth S.A., që të vizitojnë Kosovën dhe të fillojnë punën për investime”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori