LAJMI I FUNDIT:

Pacolli e LVV-së: Askush s’mund ta ndalë vullnetin e popullit

Pacolli e LVV-së: Askush s’mund ta ndalë vullnetin e popullit
Foto: Ilustrim

Gjykata Kushtetues e Kosovës ka publikuar sot aktgjykimin e plotë lidhur me votën e deputetit Etem Arifi për Qeverinë Hoti.

Kushtetuesja ka bërë edhe interpretimet për kandidimin e deputetëve për zgjedhjet parlamentare.


Pas kësaj ka reaguar deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli.

Pacolli ka thënë se askush nuk do të mund të ndalë vullnetin e popullit, duke paralajmëruar ardhjen e “Qeverisë Kurti II”.

“Askush nuk ka mundur e as nuk do të mund ta ndal vullnetin e popullit… VVazhdojmë! QEVERIA KURTI II”, ka shkruar ajo në Facebook. /Telegrafi/