LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Dialogu politik ndikoi në tërheqjen e njohjeve për Kosovën

Pacolli: Dialogu politik ndikoi në tërheqjen e njohjeve për Kosovën

Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka thënë se dialogu politik ka dëmtuar procesin e njohjeve për Kosovën.

Pacolli, Debat Plus me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se pas fillimit të procesit të dialogut shtetet e ndryshme filluan të dyshonin nëse Kosova është shtet i pavarur apo jo, përcjell Telegrafi.


“Kulmi i dyshimeve arrihet kur presidenti Thaçi hap një diskutim tjetër tejet të rrezikshëm, atë për kufijtë e Kosovës. Madje në këtë periudhë fillojnë edhe çnjohjet”.

Fitore Pacolli nga Lëvizja Vetëvendosje, ka kritikuar ish ministrat e jashtëm të Kosovës për dështimin e diplomacisë.

“Të nisemi nga fillimi. Hashim Thaçi i ka fajet kryesore bashkë me Enver Hoxhajn, pastaj me Behgjet Pacollin. Kjo pasi Enver Hoxhaj, si ish ministër ka lobuar nëpër shtete që nuk e kanë njohur Kosovën duke dhënë premtime e pastaj nuk i ka realizuar ato premtime. Kjo i ka bërë dëm vendit”, ka thënë Pacolli.

Fitore Pacolli ka deklaruar më tej se ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli ka bërë më shumë lobim për bizneset e tij sesa për shtetin e Kosovës.

“Behgjet Pacolli ka bërë politik të jashtme sikur të bënte biznes, më shumë ka lobuar për bizneset e tij . Pikërisht tërheqja e njohjeve po vjen nga shtete që i ka sjell Pacolli si njohje”, ka shtuar Pacolli./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Kalo në kategori