LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Çdo ditë e më tepër ka një izolim të frikshëm për Kosovën

Pacolli: Çdo ditë e më tepër ka një izolim të frikshëm për Kosovën

Me mosratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi dhe me iniciativën për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale situata në Kosovë po bëhet alarmante.

Kështu tha ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli në një raportim para Komisionit për Punë të Jashtme.


Sipas tij, rekomandimet që vijnë nga shtetet mike të Kosovës janë që mos t’i bëhet një traumë Kosovës në këtë drejtim.

“Kosova ka pas shumë trauma dhe nuk e meriton trauma të tilla… Nuk meriton edhe një traumë tjetër… Suedia është një shtet, mike e Kosovës. Ata na thanë që t’ua përcjellim Kryeministrit, Presidentit dhe njerëzve në Kosovë se këto iniciativa duhet të ndalen…”, theksoi Pacolli.

Ministri Pacolli gjithashtu u shpreh se çdo ditë e më tepër ka një izolim të frikshëm për Kosovën.

“Dikush ka pas të drejtë që është thënë që kosovarëve nuk iu besohet… më vjen keq ta them këtë”, tha ministri i Jashtëm.

Ai po ashtu tregoi edhe disa nota verbale që ka marrë nga shtetet që e kanë njohur Kosovën, për të cilën Serbia ka bërë lobim që ta tërheqin njohjen. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori