LAJMI I FUNDIT:

Pacienti qëndroi i shtrirë në dyshemenë e Spitalit të Mitrovicës, drejtoria e spitalit sqaron rastin

Pacienti qëndroi i shtrirë në dyshemenë e Spitalit të Mitrovicës, drejtoria e spitalit sqaron rastin

Të mërkurën në njërin prej reparteve të Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës “Dr.Sami Haxhibeqiri”, një pacient u pa i shtrirë në dysheme i rrethuar nga punëtorët shëndetësorë, ndërsa asnjëri nuk i ofronte ndihmën e nevojshme. 

Në lidhje me këtë rast, Telegrafi ka kërkuar sqarime nga drejtoria e këtij spitali.

Në një përgjigje nga reparti i Urologjisë thuhet se infermieri i ndërrimit është marrë me rastin në fjalë.


Sipas tyre infermieri Haki Kadriu ka dalë në korridor dhe e ka marrë pacientin për ta ulur në një karrige të korridorit, derisa të lirohej urologu, i cili ishte në sallë të operacionit.

Më pas, thuhet se kryeinfermieri e ka marrë pacientin dhe e ka shtrirë në dhomën ku i realizojnë vizitat.

“Po sa është liruar urologu, e ka kontrolluar pacientin në fjalë i cili ka qenë i kateterizuar. Kërkesa e pacientit ka qenë t’i largohet kateteri urinar dhe pas kontrollës i është realizuar, me insistimin e pacientit”, thuhet në përgjigjen e drejtorisë së Spitalit, për Telegrafin.

Ndërsa, drejtoresha e Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, Luljeta Zhubi  ka thënë se infermierët që shihen në videon e publkuar në rrjetet sociale janë praktikantë.

Zhubi tha se ata duhet të japin përgjigje tek mbikëqyrësit e tyre.

“Sa i përket infermierëve që shihen në video janë praktikante të infermierisë të cilat po ashtu duhet të japin një përgjigje mbikëqyrëses së tyre, respektivisht instruktorit të tyre që i udhëheq në praktikë”, ka thënë Zhubi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori