LAJMI I FUNDIT:

Pacientët me sëmundje të veshkëve do të marrin falas ilaç të ri në Klinikën për Onkologji

Pacientët me sëmundje të veshkëve do të marrin falas ilaç të ri në Klinikën për Onkologji

Agjencia për barëra dhe mjete mjekësore (MALMED), në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Fondit Shëndetësor, në pajtim me programin për furnizimin e barërave të cilat janë linja e parë për terapinë e sëmundjeve malinje, njoftoi se sot ka nënshkruar marrëveshje me operatorin ekonomik i cili ka fituar në procedurën për furnizimi publik të ilaçit i cili shfrytëzohet në terapinë e metastazave apo karcinomit të veshkëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga kjo Agjenci njoftojnë, se të gjithë pacientët te të cilët është e diagnostifikuar kjo sëmundje dhe kanë nevojë për këtë ilaç, për dhjetë ditë do të mund t’a marrin falas në Klinikën për Onkologji./Telegrafi/