LAJMI I FUNDIT:

Boçvarski: Pacientët onkologjikë nga Maqedonia Lindore do të lirohen nga pagesa e tarifave

Boçvarski: Pacientët onkologjikë nga Maqedonia Lindore do të lirohen nga pagesa e tarifave

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski thotë se janë të gatshëm t’i përgjigjen kërkesës për lirim nga pagesa e taksave për pacientët onkologjikë nga Maqedonia lindore, të cilët duhet të udhëtojnë shpesh në Shkup për terapi. Pas inspektimit të sotëm të punimeve për ndërtimin e pendës së lumit Otinja në Shtip, ministri Boçvarski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, tha se do ta shqyrtojnë me kujdes kërkesën dhe do t’i ndihmojnë të gjithë atyre që kanë nevojë për ndihmë.

“Ne jemi të hapur për të diskutuar të gjitha këto çështje. Kur të marrim një kërkesë nga qytetarët e interesuar apo shoqatat e qytetarëve apo nga institucione të caktuara, do ta shqyrtojmë dhe si gjithmonë në të kaluarën kur të kemi dalë për ta përmbushur, edhe sot kjo çështje do të shqyrtohet tërësisht dhe ju siguroj se shteti do të japë mbështetje për të gjithë ata qytetarë që kanë nevojë për ndihmë. Kjo Qeveri sot dhe në periudhën e kaluar ka treguar se kur është e vështirë, kur ka krizë, kur ka COVID-krizë, kur ka krizë energjetike, është këtu për t’i ndihmuar qytetarët”, tha ministri Boçvarski.


Ndërmjet Shkupit dhe Shtipit, në autostradën e re, janë tre pika pagese. Për vajtjen në Onkologji në Shkup dhe kthimin, përveç benzinës, pacientët ndajnë edhe 320 denarë për tarifa.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori