Pacientë të shtrirë me Covid-19 në Qendrën Klinike Universitare, po shprehen të pakënaqur me trajtimin që po u bëhet ditëve të fundit nga stafi shëndetësor.
Derisa po dyshohet se gjatë mbrëmjes, katër persona kanë vdekur si shkak i problemeve me aparaturave të oksigjenit.
G.A tregon se që nga e hëna nëna e saj është konfirmuar me Covid-19. Në kushte anonimiteti ajo rrëfen se përkujdesi shëndetësor është minimal, dhe se dje gjatë ditës u kanë thënë që ka mungesë oksigjeni, ku të gjithë pacientët në një dhomë mbrëmë kishin qëndruar me një bocë oksigjeni.
“Nëna ime që nga e hëna është e shtrirë në Klinikën e Pulomologjisë. Gjendja e saj shëndetësore ka qenë e rënduar e sidomos frymëmarrja. Pas pranimit (edhe pse në Klinikë është pranuar me vështirësi edhe përkundër gjendjes së përkeqësuar dhe dërgimit të saj me ndihmë të shpejtë duke i thënë se nuk ka vend). Trajtimi nuk është në nivelin e duhur. Ndoshta në mungesë të stafit. Ia dërgojnë tri doza për infuzion të cilat duhet të ndërrohen njëra pas tjetër por, as ato nuk ka kush tua ndërroj derisa gjaku u rrjedh nëpër duar”, tregon ajo për KosovaPress.
Ndër të tjera, ajo thotë se edhe familjarët tjerë kanë pasur simptoma, por që të njëjtëve nuk iu është bërë testimi për Covid-19.
“Edhe babi im ka qenë me kollë, dhimbje gjoksi, ethe dhe temperaturë. Po nuk ia kanë ba testin. Madje kur ka kërkuar që t’i bëhet testi, përgjigja e tyre ka qenë kjo gëzohu qe po ia bëjmë gruas tënde”, tregon ajo.
Madje mbrëmë, G.A ishte informuar nga nëna e saj që iu është kërkuar nga stafi shëndetësor ta ruajnë oksigjenin.
“Dje datë 04.07.2020 gjatë bisedës telefonike që kisha me nënën më tregoj se ju kanë thënë që ta ruajnë oksigjenin gjatë ditës sepse nuk ka oksigjen gjatë natës për shkak të mungesës se tij. Ne një dhome gjitha natën pacientet kanë qenë vetëm me një bocë të oksigjenit”, shton ajo.
G.A nga Prishtina thotë se për nënën e saj e cila është e shtrirë nga e hëna në Pulmologji, po përkujdeset motra, pasi siç tregon ajo stafi nuk “t’i lëshon as sytë”.
“Fatkeqësisht nuk kam pas mundësi t’i shoh këto gjera, por motra ime dhe nëna që tregojnë. Edhe pse me Covid aty duhët të qëndroj dikush i familjes të përkujdeset për ty sepse nga mjeket dhe stafi tjetër askush nuk t’i lëshon sytë”, shprehet ajo.
Forca të shtuara të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës janë vendosur mëngjesin e sotëm para Klinikës Infektive në QKUK.
Mëngjesin e së dielës policia kishte bllokuar hyrjet për në këtë klinikë.
Ndërkohë, që është raportuar se dyshohet për raste të reja të vdekjes se personave të prekur me Covid-19.
Kujtojmë se vetëm dje Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se janë regjistruar 178 raste të reja me Covid-19. Po ashtu gjatë ditës së djeshme kanë ndërruar jetë 8 persona të prekur nga ky virus. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi