LAJMI I FUNDIT:

Pa viza nga 1 janari – disa qytetarë entuziastë e disa thonë se kjo nuk ndryshon asgjë për ta

Kanë mbetur edhe gjashtë javë deri kur qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin lirshëm në zonën Shengen e të mos kenë nevojë të presin në radhë për tu pajisur me vizë.

E në prag të liberalizimit të vizave, Telegrafi ka pyetur qytetarët se me sa entuziazëm po e presin 1 janarin 2024 kur edhe hyn në fuqi vendimi për lëvizje të lirë.

Disa nga ta thonë se po e presin me entuziazëm 1 janarin për të udhëtuar, për të njohur më shumë kultura si dhe për të vizituar vende të ndryshme e po ashtu për të vizituar familjarët, ndërkaq të tjerët thonë se nuk ndryshon asgjë për ta.


I riu, Valdrin Syla, nuk ka plane të udhëtojë në ndonjë shtet të BE-së. Mirëpo, nëse do të shkonte diku në shtetet e Evropës ai tha se Gjermania do të ishte njëri nga shtetet e Evropës.

“Unë për vete jo. Ndoshta në Gjermani, për arsye se krejt familjen e kam qatje. Po, kena pritë shumë. Po, na vjen mirë, normal. Tash presim. Mendojmë me shku me qarkullu diku në Evropë, si dihet”.

Por sa është i informuar për rregullat e BE-së, Syla u shpreh: “Deri tash jo…. Mirë jam këtu në Kosovë”.

Mirëpo, ndryshe nga Syla, Era Goga tha se gjithmonë ka pasur dëshirë që të udhëtoj për të parë e mësuar kultura të reja.

“Planet i kemi pasur gjithmonë me udhëtu diku, nëse veç na ofrohet mundësia pse mos me udhëtu”, tha Goga, duke shtuar se Gjermania do të ishte shteti i parë që do të donte ta vizitonte. “Gjermaninë ose kudo tjetër që mujm m’u kulturu pak. Me i pa disa muze, disa vende të ndryshme kulturore”, tha Goga.

Ndërkaq, lidhur me atë se sa është e informuar për rregullat, Goga tha: “jo s’jam e informuar. Po besoj kur vjen koha. Nëse vjen koha deri atëherë informohem, si për çdo send tjetër që informohemi”.

Një tjetër qytetare, Nushe Husaj, lidhur me vendimin për liberalizimin e vizave ka një qëndrim më të rezervuar.

“Se pres me shumë entuziazëm, krejt normal, si me viza, si pa viza, për ne njëjtë është”, tha ajo.

Ndërsa, për Sebiha Bajraliun, mundësia e udhëtimit të lirë në BE është e mirëpritur për të vizituar fëmijët e saj që jetojnë jashtë vendit.

“Po, po, po, fëmijët i kam jashtë, s’kam qare pa shku te fëmija. Menjëherë, pesë i kam jashtë, qysh mos me shku?”, u shpreh ajo.

Ndërkohë, Imrije Vitija e cila jeton në Londër vëren se qytetarët në Kosovë kanë dëshirë të madhe që t’i vizitojnë të afërmit e tyre jashtë vendit, por edhe ajo ngre çështje rreth pritjes që ata do të kenë nga diaspora.

“Po në Angli jetojë, e për Angli liberalizim të vizave nuk ka. E për ata diçka të them, mirë bëhet, se janë bo marak krejt, po kanë qejf me dalë…”, tha ajo.

Por, a do të mirëpriten nga diaspora, Vitija tha: “Po pasha Zotin me pritë dikun për pak, po, e për ma shumë se di. Edhe ata krejt me punë i bëjnë e i mbërrijnë. E kështu ndoshta veç shkojnë me u shëtit…”.

Ndryshe, po bëhen një muaj që në Kosovë ka filluar fushata informuese lidhur me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, të cilët nga 1 janari 2024 nuk kanë nevojë më të presin para ambasadave për tu pajisur me vizë për vizitë në vendet e BE-së, gjegjësisht vendet që janë në zonën Shengen. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri i reagon Bajramit: Doracakët për edukimin seksual u miratuan kur ti ishe ministre e Arsimit

Zëvendësministri i reagon Bajramit: Doracakët për edukimin seksual u miratuan kur ti ishe ministre e Arsimit

Lajme
“Doracakët janë botuar në vitin 2023”, Bajrami reagon sërish: Keni prekë në familje - përgjegjësi duhet t'i kërkohet Nagavcit

“Doracakët janë botuar në vitin 2023”, Bajrami reagon sërish: Keni prekë në familje - përgjegjësi duhet t'i kërkohet Nagavcit

Lajme
Gjenerali amerikan: Serbia duhet ta pranojë të ardhmen pa Kosovën

Gjenerali amerikan: Serbia duhet ta pranojë të ardhmen pa Kosovën

Lajme
Edhe 697 banka tjera gjermane korrigjojnë gabimin, Kosova do të figuroj si shtet i pavarur

Edhe 697 banka tjera gjermane korrigjojnë gabimin, Kosova do të figuroj si shtet i pavarur

Lajme
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Lajme
Vrasja e ish-drejtorit në SHISH, dyshohet se biznesmeni u qëllua nga lartësia

Vrasja e ish-drejtorit në SHISH, dyshohet se biznesmeni u qëllua nga lartësia

Lajme
Kalo në kategori