Pa u bërë ende 24 orë, Butrint Imeri dhe Don Xhoni arrijnë dy milionë klikime në Youtube me këngën “Corazon”

Butrint Imeri dhe Don Xhoni mbrëmë (23 dhjetor) publikuan projektin e shumëpritur “Corazon”.
Kënga erdhi e vizuelizuar edhe me një klip mjaft të veçantë, e që po pritet mirë nga fansat e tyre të shumtë.
Ende pa u bërë 24 orë nga publikimi, projekti i dyshes së njohur ka grumbulluar dy milionë klikime në kanalin e YouTube.

Ishte Butrint ai që përmes një postimi në Instagram ka treguar lajmin për këtë sukses të këngës.
Ndërkohë, në disa postime tjera, këngëtari nga Mitrovica e ka përshkruar këtë projekt si një përbyllje të një viti të sukseshëm për të.

Në anën tjetër, edhe për reperin nga Drenica viti 2021 ishte i tillë me projekte të shumta, koncerte e mbrëmje muzikore. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
24/12/2021
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals































































