Nga dyshimet për vrasje të rëndë, prokuroria në Prishtinë, ka ngritur aktakuzë ndaj Andi Pajazitit, për veprën penale “Vrasje e kryer në gjendje të tronditjes së fortë mendore” dhe atë të “Armëmbajtjes pa leje”, për vrasjen e ndodhur vitin e kaluar në Bon Vivant.
Derisa një person për vrasjen në kafiterinë “Bon Vivant”, që ndodhi vitin e kaluar vazhdon të jetë në arrati, Prokuroria themelore në Prishtinë, ka ngritur aktakuzë për njërin prej tyre.
Kjo prokurori ka ngritur aktakuzë ndaj Andi Pajazitit, për veprën penale “Vrasje e kryer në gjendje të tronditjes së fortë mendore” dhe atë të “Armëmbajtjes pa leje”.
Në këtë dokument të cilin e ka siguruar Dukagjini, sqarohet mënyra se si nisi konflikti dhe si rrjedhi deri tek nxjerrja e armëve, që la të vrarë një person, momente të cilët edhe janë të xhiruara nga kamerat e sigurisë.
“Me datë 04.08.2024, rreth orës 23:17, në Prishtinë, në Rr.”Rexhep Luci” në lokalin “Bon Vivant”, në të cilin paraprakishte ishte i pandehuri Dukagjin Lekaj i cili gjindet në arrati, se bashku me te ndjerin Kastriot Ramadani, ndërsa më vonë shkon i pandehuri Andi Pajaziti, të cilin e fton i pandehuri Dukagjin Lekaj qe te shkon dhe të ulet te tavolina ku ishte i ulur edhe tani i ndjeri Kastriot Ramadani, pasi që ulet i pandehuri Andi Pajaziti fillojnë të bisedojn me të pandehurin Dukagjin Lekaj dhe pas pak fillon të tensionohet situata, ashtu qe pas tensionimit te situatës në mes të pandehurve afrohet sigurimi, Hisni Gecaj i cili ia kap dorën e djathtë të pandehurit Dukagjin Lekaj dhe mundohet ta qetsoj situatën, në këtë moment tani i ndjeri Kastriot Ramadani, i cili ishte mbrapa sigurimit Hisni Gecaj, e godet me dorën e djathtë me një shishe ne koke dy herë të pandehurin Andi Pajaziti, ndërsa Hisni Gecaj vazhdimisht ia mban dorën te pandehurit Dukagjin Lekaj, i pandehuri Andi Pajaziti, pas goditjes, sulmit nga tani i ndjeri e nxjerr armen nga brezi nga ana e djathtë, për shkak të tronditjes së fortë mendore, pa fajin e tij, pa menduar, për pasojat e nxjerr armen nga brezi nga ana e djathtë, shtin me armë zjarri, me ç’rast e godet tani te ndjerit Kastriot Ramadani, po ashtu armen e nxjerr nga çanta edhe i pandehuri Dukagjin Lekaj, gjatë kësaj kohe sigurimi Hisni Gecaj ia mban doren e djathtë të pandehurit Dukagjin Lekaj, i cili e ka armen e drejtuar ne drejtim të pandehurit Andi Pajzitit, duke u munduar t’ia largoj, mirëpo nuk ka arritur…,” thuhet në Aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
Tutje aty sqarohet edhe për lëndimet që kishte pësuar, i akuzuari e për lëndimet vdekje prurëse të viktimës.
“…ashtu që i pandehuri Dukagjin Lekaj shtënë me armë në drejtim të të pandehurit Andi Pajaziti, me ç’rast e lëndon ne brrylin e dorës së majtë dhe si te tilla bëjnë pjesë në dëmtime të rënda trupore, me pasoja të përhershme shëndetësore, ndërsa vdekja e të ndjerit ka ardhë si rrjedhoj e gjakderdhjes së brendshme dhe të jashtme, e cila ka quar shock hemorragjik, gjakderdhja ka ardhë si pasoj e shqyerjes së venës kava të poshtme, venës iliake të përbashkët të anës së djathtë dhe veshkës së majtë, të shkaktuara nga veprimi dinamil i predhës të hedhur nga arma e zjarrit, me këtë ka kryer veprën penale: Vrasje e kryer në gjendje të tronditjes së fort mendore…,” thuhet në Aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
Seanca fillestare ndaj Andi Pajazitit ishte paraparë të mbahet këtë të hënë, por për shkak të një gabimi të Gjykatës ajo është shtyrë për një datë tjetër.
Avokati i i të akuzuarit Fanol Krasniqit, ka thënë se seanca është anuluar meqë rastin ishin duke e trajtuar departamenti i krimeve të rënda, e që vepra për të cilën akuzohet Pajazitit, është e dënueshme deri në 10 vjet, cka nuk është e lejuar.
Tashmë rasti ka kaluar në departamentin e përgjithshëm të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Vrasja në lokalin Bon Vivant, ndodhi mbrëmjen e 4 gushtit të 2023.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksion policor sërish në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe municion në kulmin e një ndërtese
"Hajna, hajna", deputeti Abazi i drejtohet pushtetit pas adresimit të presidentes Osmani në Kuvend
Kadrijaj me pankartë në Kuvend: Fitore Pacolli 200 mijë euro, gratë e Krushës 0 euro
Pacolli i përgjigjet Kadrijajt me mbishkrim kundër AAK-së
Osmani kritika për BE-në lidhur me dialogun: Për Kosovën, nënshkrimi i presidentit të Amerikës është më i rëndësishëm se ai i Serbisë
Shala kërkon shtyrjen e seancës për caktimin e urdhrit për dëmshpërblim ose të mos marrë pjesë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme