LAJMI I FUNDIT:

Pa memorje por në liri, shqiptari që vrau ish të dashurën dhe partnerin i shpëton burgut

Pa memorje por në liri, shqiptari që vrau ish të dashurën dhe partnerin i shpëton burgut

Duket se fati dhe Zoti është në anën e e të riut shqiptar Dritan Demiraj, i cili tre vite më parë do të arrestohej për vrasjen e ish-të dashurës rumune dhe të dashurin e saj të ri.

30-vjeçari i cili ka dalë dhe nga gjendja e komas pas sulmit në burg nga një ish-boksier rumun, i ka shpëtuar burgimit të përjetshëm dhe tashmë është një njeri i lirë.

Vendimi është marrë të mërkurën nga Gjykata e Apelit të Bolonjës, duke argumentuar se Demiraj është i paaftë të qëndrojë në burg.


Pas agresionit në burg, Demiraj ka pësuar dëme të pakthyeshme të trurit, duke humbur kujtesën, por ama njeh familjen e tij.

Nga pikëpamja fizike ai është i prekur nga një paaftësi që e pengon atë të ecë.

Demiraj është sot një njeri që ka paguar llogaritë e tij me drejtësinë: sipas Ligjit 103 të 23 qershorit 2017, Ligji i Orlando, art. 72 i Kodit të Procedurës Penale, të ndryshuar në mënyrë të rregullt, jep vendimin për të mos ndjekur penalisht në rastet kur personi i dënuar është në një situatë të pakthyeshme shëndetësore.

I riu shqiptar i cili është mbrojtur nga avokati, Massimiliano Orrù, aktualisht po trajtohet në spitalin e Parmas.

“Dritan Demiraj ka humbur kujtesën dhe sot i ngjan një fëmije të lumtur që do thjesht të jetojë ditën e tij”, mësohet të ketë thënë avokati për mediat italiane.

Më 14 mars të vitit 2016, Dritan Demiraj u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Riminit për vrasjen e ish-të dashurës Lidia Nusforfi më 1 mars të vitit 2014 në stacionin e trenit në Rimini, pasi kishte vrarë më 28 shkurt të atij viti, Silvio Mannina-n, të dashurin e saj italian. /oranews.al/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Lajme
Kalo në kategori