LAJMI I FUNDIT:

Pa kulm mbi kokë e me sëmundje, familjes Poroshtica i mungon edhe kafshata e gojës (Video)

Pa kulm mbi kokë e me sëmundje, familjes Poroshtica i mungon edhe kafshata e gojës  (Video)

Familja katër-anëtarëshe e Valbon Poroshticës nga Hajvalia jeton në greminën e mjerimit dhe klithmës për një jetë më të mirë.

Ai dhe gruaja e tij nuk kanë mundësi të punojnë, pasi shëndeti i tyre nuk ua lejon një gjë të tillë. E, për të mos mjaftuar vetëm kjo ata e kanë edhe gjyshen e sëmurë, dhe vajzën e vogël e cila kërkon më të mirën për jetën e vet por edhe që i duhet një trajtim mjekësor.


Duart e nxira të Valbonit janë pasqyrimi i një jete të vështirë. Ai nuk ka ku të trokas për të kërkuar lëmosh për familjen e tij.

Telegrafi e vizitoi këtë familje, e cila mërdhinte nga të ftohtit por që e mbante shpresa se dikush do tu trokas në derë dhe do t’ua zgjaste dorën, e që të paktën për një periudhë kohore do t’ua lehtësonte barrën e jetesës.

Valboni 34 vjeçar, tregon për Telegrafin gjendjen e rëndë që e ka kapluar familjen e tij. E ndërsa ai fliste, vajza e tij Fatlona i vinte rrotull sikur donte t’i thoshte “Babi më ke mua, unë do kujdesem për ju”.

I vetmi burim financiar për këtë familje është sociali i Fatlonës.

“Jetoj me gruan, vajzën e vogël dhe gjyshen.. Nuk punoj..80 euro marrim socialin e çikës.. Shtëpia është e axhës e jo e imja. Më ka thënë që duhet me dal tash në dimër, por gjyshja nuk e la. Ajo është e moçme. E më ka thënë që në pranverë duhet me dal gjithqysh. Nuk më intereson, më ka thënë. Kështu që s’kam nga ia mbaj..”, tha ai, duke treguar po ashtu edhe një gjest humanitar të një gruaje e cila para Viti të Ri i kishte sjell një kauç.

Fatlona është katër vjeçare, një vajzë e urtë, e ndrojtur dhe shumë e dashur për prindërit e saj. Ajo ka nevojë për syze, e babai i saj Valboni tha se nuk ka mundësi t’ia blej edhe pse vizitën tek doktori ia ka bërë.

“Çika është katër vjeç..Po i shihni dhe vet çfarë është gjendja..Më herët na kanë ndihmuar me harxh, i falënderoj..Bile t’kish qenë kjo shpi e jemja, mirë – keq…”, tha ai.

Valboni thotë se do donte të punonte, mirëpo ai është bërë operacion nga lukthi dhe nuk guxon të bartë gjëra të rënda.

“Diçka lehtë me bo, kisha punuar me pastrua naj sen.. Nuk guxoj me çu rëndë..Jam anku në komunë por diçka ndihmë konkrete nuk kam…”, tha ai.

Madje kryefamiljari Valboni tregoi se i mbetet barnatores gjithmonë borxh për ilaçet që i blen. Për ta fituar besimin tek shitësi i barnatores ai i lë peng letërnjoftimin e tij.

Ndërsa, gruaja e Valbonit, Bege 31 vjeçare është e bërë operacion nga unazat e shpinës. Ajo thotë se dy muaj ka qenë e shtruar në spital, dhe nuk ka mundësi të jap kontributin e saj në familje.

“Kemi nevojë për të gjitha.. Është ftohtë, dritaret duhet me i mbyll me harna..çika çohet e ënjtur”, tregoi Bege me gjysmë zëri.

Të gjithë ata të cilët kanë mundësi t’i ndihmojnë kësaj familje në ndërtimin e shtëpisë, në veshmbathje, në gjërat ushqimore mund ta kontaktojnë kryefamiljarin në këtë numër telefoni: 045/909-805. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori