Këngëtarja shqiptare, Beatrix Ramosaj, numëron mijëra ndjekës në rrjete sociale.

Ajo publikon imazhe e video të ndryshme, ndërsa nuk mungojnë fotografitë as nga përditshmëria.


Duke qenë një personazh shumë i dhënë pas natyrës, artistja nga Kosova ka publikuar disa imazhe të tjera duke shijuar një kohë të mirë në Tiranë.

Screenshot 8 48 Foto: Screenshot/Instagram

Tërësisht pa makijazh, syze dielli dhe veshje sportive të zeza - krijuesja e hitit “Faj” mori gjithë vëmendjen.

“Askush nuk është perfekt por ne tentojmë të bëhemi personi më i mirë i vetes tonë”, tha ajo.

Screenshot 9 44 Foto: Screenshot/Instagram

Të shumta kanë qenë edhe komplimentet që mori nga fansat në sesionin e komenteve.

Beatrix ka kaluar një kohë të vështirë pas daljes nga Big Brother VIP Albania marrë parasysh situatat që u krijuan brenda. /Telegrafi/