LAJMI I FUNDIT:

Pa asnjë mjek, infermierja që e mbanë “gjallë” QMF-në në Sharban

Pa asnjë mjek, infermierja që e mbanë “gjallë” QMF-në në Sharban

Komuna e Prishtinës po përballet tash e një kohë të ketë numër të vogël të stafit mjekësorë. Në disa fshatrat të kësaj komune mjekët janë larguar që nga koha e pandemisë pasi që është dashur të barten në qendër. Nga komuna thonë se krejt kjo ka ardhur pasi që në regjistrimin e  popullsisë në vitin 2011 numri i banorëve ka qenë i vogël në Kryeqytet dhe numri i mjekëve është ndarë në bazë të numrit të banorëve.

Qe 12 vite është pjesë e ambulantes por Nazlie Uka, që me profesion është infermiere, po përballet e vetme me kërkesa të shumta nga banorët e Sharbanit të cilët jo shpesh herë kërkojnë ndihmën mjekësore.


Uka tash e gati katër vite mban e vetme këtë qendër të Mjekësisë familjare, pasi këtu nuk është asnjë mjek specialist familjar.

Përhapja e pandemisë, u bë shkas që nga kjo ambulant e fshatit Sharban, të mbetet pa doktor.

Qe nga ajo periudhë, Uka vazhdon të punojë e vetme.

“Problem është për një infermier pa mjek pasi mundet mu keqësua gjendja e në veçanti gjatë marrjes së një injeksioni ose infuzioni”, ka deklaruar Nazlie Uka-Infermiere

Ngjashëm si në ketë fshat të Prishtinës,  mungesa e mjekëve është e theksuar edhe në Qendrat e tjera të Mjeksive Familjare në kryeqytet.

“Na kemi problem vazhdimisht me stafin, kryeqyteti ka problem me stafin që nga paslufta dhe kemi një disbalancë me numrin e  banorëve dhe stafit për këtë i kemi njoftu edhe institucionet e tjera”, ka theksuar Bujar Gashi- Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

Ky problem sipas drejtorit të shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, do të zgjidhet vetëm atëherë kur do të dihet saktë numri i banorëve.

“Ne po presim qe ketë vit ka fillu një pilotim për regjistrimin e  qytetarëve për mjekë familjarë dhe janë katër komuna në pilot projekt dhe kur të kryhet ne do të dimë se Komuna e Prishtinës ka nevojë me pas më shumë numër të mjekëve”, ka deklaruar Izet Sadiku-Drejtor i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës.

Ndonëse Sadiku thotë se ketë shqetësim ja kanë adresuar Ministrisë së Shëndetësisë, kjo e fundit ka kërkuar që për çdo çështje të diskutohet vetëm më Komunën e Prishtinës.

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori